Arrestimi/ Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Arrestimi/ Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për hetimet e fundit nga SPAK.

Berisha tha në një konference shtypi se, hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit. tha kreu demokrat në selinë e PD.

Berisha: Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit.

Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve.

Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky.

Share it :