Pas arrestimit te Ergys Agasit SPAK lëshon masë sigurie për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar masë sigurise “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Sipas raportimeve në media, masa e sigurisë është lëshuar në kuadër të një operacioni të SPAK, në lidhje me dosjen e njohur si “AKSHI”, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.
Po ashtu, sipas raportimeve është urdhëruar edhe kontroll ndaj banesës së saj.
Vlora Hyseni mori zyrtarisht drejtimin e SHISH-it në prill të vitit 2023, duke u bërë gruaja e parë në krye të shërbimit inteligjent shqiptar. Përpara emërimit në këtë detyrë, ajo kishte zhvilluar një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.
Drejtoresha e SHISH-it ka qenë më herët edhe në qendër të akuzave të opozitës. Një pjesë e tyre lidhen me pretendime për kontakte me biznesmenin Ergys Agasi.
Opozita ka ngritur gjithashtu akuza për politizim të SHISH-it dhe ka kërkuar shpjegime për aktivitetet e institucionit nën drejtimin e Hysenit. Më herët, është diskutuar edhe një vizitë e saj në Beograd në vitin 2023.




