Janë 3 orë materiale/ Vetëm 12 minuta janë publikuar”/ Ahmetaj paralajmëron të tjera përgjime

Janë 3 orë materiale/ Vetëm 12 minuta janë publikuar”/ Ahmetaj paralajmëron të tjera përgjime

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar se pjesë të tjera të një përgjimi do të bëhen publike në ditët në vijim, duke deklaruar se materiali që disponon është rreth tre orë i gjatë.

Gjatë intervistës në emisionin “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj tha se deri tani janë publikuar vetëm rreth 12 minuta nga përgjimi, ndërsa la të hapur mundësinë që pasazhet e radhës të dalin që në ditët e ardhshme.

“Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë”, deklaroi Ahmetaj.

I pyetur për pretendimet lidhur me autenticitetin e materialit dhe rrethanat në të cilat është realizuar përgjimi, ish-zëvendëskryeministri tha se nuk ka dijeni se ku apo nga kush është kryer regjistrimi.

Ahmetaj u shpreh gjithashtu se nuk tërhiqet përballë presioneve apo kërcënimeve që, sipas tij, janë bërë ndaj tij pas publikimit të materialit.

Në vijim të intervistës, ai la të kuptohet se përgjimi për të cilin po flet nuk është i vetmi material që lidhet me episode të ndryshme jashtë Shqipërisë, duke përmendur edhe Monakon dhe Mynihun.

Sa i përket publikimeve të reja, Ahmetaj tha fillimisht se dy pasazhe të tjera mund të publikohen javën e ardhshme, ndërsa më pas nuk përjashtoi mundësinë që ato të dalin edhe më herët.

“Deri tani kemi nxjerrë 12 minuta. Janë tre orë”, përsëriti ai, duke paralajmëruar kështu vijimin e publikimit të materialit.

Share it :