Veliaj mbetet në burg
Mes thirrjeve të protestuesve të vendosur përpara Gjykatës së Lartë që kërkonin:‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli’, anëtarët e ssj kanë vendosur këtë të martë ta lënë në burg Erion Veliajn duke e parë masën e izolimit si proporcionale në raport me funksionin e tij.
Seanca e nisur në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi erdhi si pasojë e një vendimi për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Në vendimin që rmori për qytetarin e parë të Tiranës, Gjykata e Lartë arsyetoi se 9 akuzat që rëndojnë mbi te si dhe tentativat për intimidim dëshmitarësh janë të mjafta për ta vijuar me izolimin e tij. “Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji Penal, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhej ne njoftimin e Gjykates.
“Rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit” deklaroi pas vendimit avokati i te burgosurit, Plarent Ndreca.
Ndesa ne reagimin e tij kryeministri Rama tha: “Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq! Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë”.
Kjo seancë u parapri nga një presion i madh politik mes deputetëve opozitarë të PD (linku poshte) dhe përfaqësuesve të revolucionit të flamingove që e kërkonin Veliajn në burg dhe vetë strukturës së kryebashkiakut që luajti çdo gur për të dalë.
Me një leter nga burgu e Erion Veliaj i hoqi zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani, të drejtën për ta përfaqësuar dhe për të marrë vendime në krye të këtij institucioni, duke bërë një përpjekje për ta paraqitur rikthimin në detyrë pas një viti e gjysëm si të domosdoshëm. Veliaj ia hoqi zëvendëses të drejtën e firmës me pretendimin se ajo nuk i qe bindur urdhrave të tij madje dhe ka larguar njerëzit e tij nga postet kyçe edhe kur ata e kanë fituar me gjykatë të drejtën për të vijuar. Sipas kryatarit në detyrë kjo pengonte funksionet e tij kushtetuese. Kurioz u duk fakti se ai nuk ia delegoi askujt tjetër kompetencat duke e lënë bashkinë në një gjendje kaosi, sikur po ushtronte presion për lirimin nga burgu dhe rikthimin e tij, në krye të punëve.
Në 25 maj 2026 Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e së lartës që e linte kryebashkiakun në burg duke argumentuar se kjo gjykatë nuk i kishte dhënë një arguemntim shterues propocionalitetit të mbajtjes nën arrest, sidomos duke pasur parasysh dhe faktin se i paraburgosuri ishte një politikan i zgjedhur me votën e qytetarëve Tani drejtësia ka folur. Ajo që mbetet në pikpyetje është: çdo të bëhet me qytetarët e Tiranës tani që për arsye të procesit Veliaj e futi Bashkinë në kaos. A do të vijojë të këmbëngulë ai që mos e delegojë sërisht atutoritetin dhe firmën dhe të shtiret si kryetar nga burgu?




