Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur ngatregtarët e karburanteve
Shpërthimi i karburantit në zonën e Bryllit në Tiranë rikthen nëvëmendje rëndësinë e sigurimeve financiare për bizneset me rrezikshmëri të lartë.
Pesë sigurime janë të rëndësishme për një pikë karburantipërballë ngjarjeve të papritura:
Secilin nga këto sigurime çdo sipërmarrës, tregtar karburantesh, por edhe qytetar, duhet t’i njohë, në mënyrë qëamortizimi/minimizimi i dëmeve financiare nga një aksident ingjashëm me shpërthimin në Brryl të jetë sa më i plotë.
Në këtë mënyrë edhe rikthimi në aktivitet do të jetë më i shpejtëdhe kompensimi i dëmeve të pësuara nga secila palë do të jetëmë e plotë dhe më korrekte.
Sigurimi i detyrueshëm
Sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë civile ndaj të tretëvembulon deri në 35 milionë lekë për ngjarje për subjektet me rrezik të lartë dhe deri në 50 milionë lekë për subjektet me rrezikshumë të lartë. Ai përfshin dëmet ndaj njerëzve dhe pasurisë sëpalëve të treta, klientë, kalimtarë, këmbësorë, fqinj.
Sipas pikës 4 të nenit 9 të ligjit nr. 32/2016, “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion”, operatorët ekonomikë që kanë në pronësi ose administrojnëpajisje dhe instalime nën presion duhet të kenë sigurim tëpërgjegjësisë civile.
Ky sigurim është produkt i mëvetshëm në kompanitë e sigurimeve.
Sigurimi, për kompanitë, duhet të jetë i vlefshëm gjatë gjithëperiudhës së përdorimit të pajisjes ose instalimit dhe shërben përtë mbuluar dëmet që mund t’u shkaktohen mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve.
Ligji i konsideron “pajisje nën presion” pajisjet stacionare, enëte thjeshta dhe pajisjet transportuese nën presion, me presion tëlejuar mbi 0.5 bar.
Në këtë kuptim, edhe pikat e tregtimit të karburanteve janësubjekt i këtij detyrimi ligjor.
Sipas VKM nr. 268/2024, që përcakton kategoritë e operatorëveekonomikë që kanë në pronësi ose administrojnë pajisje apo instalime nën presion, pikat e tregtimit të karburanteve duhet tëkenë kontratë sigurimi të përgjegjësisë civile në varësi tëkapaciteteve të depozitave.
Sigurime vullnetare, për të minimizuar dëme nga risqe tëtjera
Katër janë sigurimet e tjera vullnetare:
Sigurimi i personelit nga aksidentet mbulon shpenzimetmjekësore dhe dëmtimet e punonjësve. Ndërsa në rast vdekjeje, në varësi të kontratës, dëmshpërblimi mund të shkojë deri në 5 milionë lekë. Ky sigurim kushton mes 9-16 mijë lekë në vit nëvarësi të mbulimit dhe vështirësisë së punës.
Sigurimi i pronës ndihmon në përballimin e dëmeve materialedhe rikthimin e biznesit në aktivitet. Për 1 euro metri katror, dëmtimet në pronë si pasojë e ngjarjeve të parashikuar nëpolicën e sigurimit, do të mbulohen nga kompania e sigurimeve.
Sigurimi i fitimit të munguar kompenson humbjet që vijnë sipasojë e dëmeve materiale, të ardhura si pasojë e ngjarjes. Kompensimi kryhet bazuar në bilancet zyrtare të kompanisë.
Për dëmet ndaj mjedisit dhe përgjegjësitë financiare që lindinprej tyre shërben sigurimi i përgjegjësisë mjedisore.
Rëndësia e këtij investimi dhe SIGAL INSURANCE GROUP
Këto sigurime, përveç mbrojtjes financiare, shërbejnë edhe siinvestim i çdo biznesi në ndërtimin e vlerës reputacionale.
Në tregun shqiptar, këto produkte ofrohen nga SIGAL INSURANCE GROUP kompani e cila sipas të dhënave tëautoriteteve mbikëqyrëse në rajon, në shtatë muajt e parë të vitit2026 në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut ështëpaguesja kryesore e dëmeve me rreth 27.5 mln euro në 7 muajt e parë të vitit.
Klientët e interesuar mund të marrin një paketë të kombinuar e të personalizuar sipas kërkesës në SIGAL Bussines Center oseedhe online në sigal.al.




