Bac u kry! Berisha merr vizën amerikane, zbulon agjendën e takimeve në SHBA

Bac u kry! Berisha merr vizën amerikane, zbulon agjendën e takimeve në SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Shteteve të Bashkuara pas pajisjes me vizë amerikane.

Në një deklaratë për gazetarin e A2 CNN Anesti Bajramemaj, kreu i selisë blu konfirmoi se në agjendën e tij janë parashikuar dy “Foltore”, një në Nju Jork dhe një në Teksas, si dhe pjesëmarrja në konventën e republikanëve amerikanë. Ai la të hapur mundësinë e takimeve të tjera, por pa dhënë më shumë detaje.

Çfarë parashikon agjenda juaj përveç dy foltoreve dhe konventës në Teksas?

Sipas PD-së, Berisha do të zhvillojë takime me shqiptarët e diasporës në Nju Jork dhe Teksas, ndërsa gjatë qëndrimit në SHBA priten edhe kontakte me përfaqësues të Partisë Republikane dhe kongresmenë amerikanë. Ai do të shoqërohet nga Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Enri Ceno

Share it :