Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjet e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me venezuelianin që mori aksionet e kazinosë në Air Albania.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi hodhi dyshime mbi vëllain e kreut të qeverisë dhe një shtetasi të identifikuar si Gert Haka, që së bashku me Olsi Ramën lëviz në kryeqytet me makinën e aksionerit të kazinosë.
Reagimi
Në vjeshtën e vitit 2025, atëherë kur venezuelani anonim mori 99% të aksioneve të kazinosë në Air Albania, Ols Rama dhe shtetasi Gert Haka shiheshin duke lëvizur nëpër Tiranë me këtë makinë.
Venezueliani çudibërës sigurisht nuk është i panjohur për Olsin dhe Gertin; është thjeshtë prestanome i tyre.
Sot sërish kam tre pyetje publike për SPAK:
1. Në pronësi të kujt kompanie është ky automjet?
2. Përse e ka ndryshuar targën?
3. Çfarë e lidh Ols Ramën me këtë kompani?




