Gjokutaj: SPAK po vepron në interes të Ramës, zvarritja e dosjeve po favorizon zyrtarët e lartë
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin Task Force, foli mbi zhvillimet në drejtësi, hetimet e SPAK dhe mënyrën se si po trajtohen dosjet e korrupsionit me zyrtarë të lartë.
Ai u shpreh se Prokuroria e Posaçme po vepron në një mënyrë që i shërben interesave të qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për zvarritje të proceseve dhe mungesë veprimi në dosjet e nxehta.
Gjokutaj komentoi edhe çështjen e Belinda Ballukut, duke pretenduar se pas kthimit të dosjes nga Parlamenti, SPAK nuk ndërmori hapat që duhej për forcimin e akuzës dhe marrjen e masave të sigurisë, por lejoi që proceset të zgjasin përmes procedurave.
Ai tha se “koha është flori” për të akuzuarit, pasi zvarritja e çështjeve mund të ndikojë në përfundimin e mandateve politike.
Avokati ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi zhvillimet e reja infrastrukturore dhe aeroportet e reja në vend, duke i lidhur me shqetësimet për kontrollin e krimit dhe korrupsionit, ndërsa theksoi se agjencitë e huaja ligjzbatuese po kërkojnë goditjen e krimit në burim.
Pjesë nga deklarata:
Ai të ka dhënë një episod ty. Shfrytëzon familjarët për të transportuar paratë jashtë. Sepse ai, po po, ajo është puna, ajo është puna e atij, shikoni.
Atë që do të bëja unë, do të hyja në korrespondencë me të dhe t’i thoshim që të na jepte të gjithë materialin që disponon, e kupton? Edhe për informacion, sepse informacioni verifikohet.
Atëherë, Sonila, kur unë të tregoj një histori, ti nuk më beson mua verbërisht, por çfarë bën? Bën verifikimin e vendeve, bën verifikimin e thënieve, ballafaqimin e personave, paraqitjen për njohje, siç tha Basiri.
Shiko, kur lind fëmija, i vihet emri dhe kur bëhet plak, vdes dhe varroset. Këtë duhet të bëjë SPAK-u: që kur lind akti korruptiv, t’i vërë emrin kush e ka bërë dhe, në momentin që e provon që ai e ka bërë, futet në burg. Varroset në burg, e kupton? Kjo është historia që duhet të bëjë.
Këta janë në “stand by”. Në qoftë se Dumani hodhi dy-tre pushkë, ky është në pritje tani. Është pikërisht ky SPAK-u sot, që po vepron motamo ashtu siç i duhet Edi Ramës.
Patjetër, kohë! Këta e dinë se çfarë kanë bërë. Për këta koha është flori, nuk diskutohet.
Shikoni, tha, ky prokuror e ka gjetur kërkesën në Parlament për Belinda Ballukun. Nuk e ka firmosur ky. Nga Dumani, bravo, të vërtetë. Dhe në “under way” erdhi ky në krye. E grushtoi Parlamentin, e mbrojti politikisht, siç e dimë të gjithë. U kthye dosja.
Ky, në vend që të merrte këtë të bënte, të riformatonte akuzën, të bënte kërkesë të re, ky pushoi edhe Irena Gjokën. Dhe u futën brenda në zyra këta.
Çfarë ndodhi? Tani e riformaton akuzën dhe e quan korrupsion edhe pastrim të produkteve. Por nuk bën kërkesë për masë sigurimi, thotë: “Do ta çmojmë”. Kur do ta çmosh ti, kur kjo ka afate proceduriale? Ky i shkëput një dërgim në gjyq edhe masës së sigurimit…
“Nuk ka masë”, thotë. Ja, bravo. Dhe pastaj e mban gjykata, e di ti. Thërrasin dëshmitarë pafund, nga një herë në dy-tre javë. E kupton? Kaq duan këta, të mbarojnë mandatin. Kaq mbaruan këta.
Se këta dëgjojnë Gencin, këta edhe aeroportet do t’i vënë në efiçencë. Domethënë, nuk kanë rëndësi të lëvizin gjatë. S’kapin Rinasin, kapin Vlorën. Thonë do bëjnë dhe një në Gjirokastër. Domethënë, këta kudo që të jenë, e kanë avionin afër.
Shiko, “Washington Post”-i ka zbuluar Watergate-in, për shembull. Shiko, do të vijë puna edhe te episodet. Sepse shërbimet e huaja, agjencitë ligjzbatuese të huaja, po aplikojnë prej vitesh goditjen e krimit në burim.
Për shembull, paraja e pistë që injektohet në ekonomitë e tyre, apo narkotiku i cili duhet bllokuar në Shqipëri përpara se të shpërndahet nëpër Europë. Sepse shpërndarja nëpër Europë e bën të pamundur, si ai mielli që po u derdh, nuk e mbledh dot më.
Edhe kjo është politika që ata po ndjekin dhe po i bien. E kupton? Sidomos italianët, sepse këta janë shtetet më pranë që janë edhe gjeografikisht.
Më të shpejtë.
Tani, gojët e liga thonë, edhe atje qofshin ato, se i inkriminojnë kryeveprat që ka bërë ky zotëria.




