Rama ‘ngrin’ kufirin me Kosovën nga frika e protestës, reagon qeveria kosovare
Protesta e thirrur në Tiranë këtë të shtunë është shoqëruar me kontrolle të shtuara dhe vonesa në pikat kufitare hyrëse në Shqipëri, veçanërisht në Morinë, ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh.
Sipas raportimeve, në pikën kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë janë regjistruar kolona kilometrike, ndërsa thuhet se autoritetet shqiptare po kryejnë kontrolle më të detajuara ndaj qytetarëve që hyjnë në vend.
Ndërkohë, Qendra për Menaxhim Kufitar e Kosovës njoftoi se që prej orëve të para të mëngjesit janë krijuar radhë të gjata në dalje të Kosovës për shkak të procedurave të hyrjes në territorin shqiptar.
“Nga ora 04:00 e në vazhdim, në dalje të Republikës së Kosovës janë krijuar kolona rreth 3.5 kilometra, pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e institucionit kosovar.
Deri më tani kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë i hapur dhe pa kontroll policor, vulosje pasaportash etj. Por me sa duket nga frika e protestëts dhe qytetarëtve qët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ka ndryshuar rregullin duke bllokuar dhe “turizmin”e tij.




