Rama i dhunuar nga Mafia, dhunon protestën

Rama i dhunuar nga Mafia, dhunon protestën

Nga Basir Collaku

Edi Rama është në panik. Ka frikë fizike. Se mos e vrasin borxhlinjtë. Mafia nuk fal. Ka raste plot kryeministrash e presidentësh me biletë vetëm vajtje. Largqoftë të bëjë vaki. Ka frikë politike. Se e ka humbur me kohë shumicën mbështetëse dhe karkalecërinë diplomatike. Ka frikë juridike. Sepse marrjen i pandehur e ka te dera. Ka bërë kontrata miliarda dollarëshe investimesh dhe pastrimesh. Me Krimin e Organizuar. Vendas dhe të huaj. Mafia ndërkombëtare e ka marrë KM tonë me qera. Samitet e kokainës në Aruba, Antverp, Majorka, Monako, e tregojnë qartësisht. Albanian files gjithashtu.
Shikoni kush hidhet përpjetë kundër protestuesve:
Edi Rama
Belinda Balluju
Taulant Balla
Ulsi Manja
Gonxhe,.miku i hershëm bashkiak i Ramës i larguar dikur në Spanjë, ndoshta jo si turist.
Pastaj ushtarë të tjerë njëpërdorimsh, me mandat kokaine.
KM ka dhjetëra dosje mafie, korrupsioni dhe pastrimi parash i përfshirë. Edhe jashtë Shqipërisë. Ofshoret nuk janë më aq sekret sa pandeh ai. Olsi dhe Linda janë shenjestra hetimi shtesë. Duhet të mbajë një vesh ndezur se BKH duhet t’i trokasë në zyrë dhe banesë. Pa e zgjatur.
Belinda një e pandehur ende e paarrestuar dhe këtu SPAK po kompromentohet, sepse duhet ta prangosë si çift bahkë me kreun e qeverisë. Janë bashkëfirmëtarë të grabitjeve të pafundme. 523 projektet miliarda dollarëshë, si enklava kolonie dhe plaçkitjeje, janë firmosur prej tyre. Ajo duhet të ishte sot në qeli.
Taulanti dhe Ulsiu janë në pit stop hetimor për dosje ku ngarkesat penale të rënduara, ende mbahen pa shpërthyer nga një dorë e shkujdesur në Strukturën e Posaçme.
Skënder Hitaj, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, aspak surprizues përballë atyre që e graduan, duket se ka akses vetëm mbi rrogën në fundmuaj, e jo mbi urdhërat partiakë, ndaj asaj pjese militante të policisë, ushtruese e dhunës radikale aspak proporcionale ndaj protestuesve. Ai nuk mundet të arrestojë Gys koordinatorin e AKSHI as Troplinin, as mjaft të kërkuar trafikantë të lirë në Shqipëri. Ndaj BKH e braktisi dhe nisi arrestimet e bosëve të narkos vetë. Është akuzë edhe ndaj tij. Policë të nderuar, shumicë e organizatës, mos u sakrifikoni nga klonët e drogës në pushtet. Ju jeni ndershmëri në pjesën dërrmuese. Ata eprorët politikë, janë përballë publikut, sepse i kanë premtuar e dhuruar krimit, atë çka është e qytetarëve. Protesta nuk do të ndalojë. Ju banditë qeveritarë po. Dhe pastaj ka shumë, shumë për të bërë.
Fillon me sekuestrimin e parasë dhe pasurisë marramendëse të vjedhur e grabitur. Nga kushdoqoftë, kudoqoftë e sidoqoftë. Paraja e vjedhur nuk ka as bojë e as targa politike. SPAK deri tani është difiçit në këtë lëmë. Tepër. Por kurrë mos thuaj kurrë.
I dhunuari dhunues Rama, tmerruar nga bandat, ka orët e fundit të përpëlitjes. Ai po negocion burgun jo pushtetin. Do të shesë ushtrinë për të mbijetuar. Duhet të përballet me të parën, pasi të humbasë të dytën..

Share it :