Presidenti i PE reagon për dhunën e policore ndaj qytetarëve

Presidenti i PE reagon për dhunën e policore ndaj qytetarëve

Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore me urdhër shtetëror ndaj protestuesve gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Duke shpërndarë pamje nga dhuna shtazarake e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve në protestë, Ștefănută shkruan se ‘dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme’.

Eurodeputeti Nicolae Ștefănută para pak ditësh ishte në Tiranë ku foli edhe në protestën qytetare para kryeministrisë.

Duke folur për mediat, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri për tu njohur me faktet.

‘Para së gjithash, jemi këtu për të mësuar faktet. Mendoj se të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian, edhe unë si nënkryetar, duhet t’i njohim faktet.

Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Do të takohemi me organizata të shoqërisë civile, me institucione dhe do të vizitojmë vende të ndryshme.

Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur, simbolizon bashkimin e popujve. E di që shqiptarët duan me dëshpërim të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Mendoj se ata e meritojnë anëtarësimin në BE, por meritojnë gjithashtu shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë.’, është shprehur zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Nicolae Ștefănută.\

Share it :