Petrit Vasili publikon dokumentin: Ja te vertetat absolute te reformes ne drejtesi dhe roli malinj i Rames!
Edi Rama ka qene dhe mbetet faktori me malinj dhe destruktiv i reformes ne drejtesi, ndaj ai perfaqson penguesin dhe armikun me te betuar te sajdhe jo mbeshtsin apo realizuesin e saj.
Plot nje dekadë me pare u be Reforma ne Drejtesi, per te cilen me pas u thane mijra genjeshtra nga Rama ne funksion te objektivit te vetem te kapjes totale te saj.
Po cili ishte roli i Ilir Metes, LSI nga njera ane dhe cili ishte roli i Rames nga ana tjeter?
Faktet flasin vete jane te shkruara e zeza mbi te bardhe dhe cdo genjeshter e zhben koha ndersa dokumentet mbeten dhe ato jane asgjesuese.
Ilir Meta ka publikuar sot nje leter zyrtare te Ambasadorit amerikan Lu ku vleresohet lart roli vendimtar e percaktues i Metes dhe LSI e ku permendem edhe une si anetar i Komisionit te Reformes ne drejtesi dhe votimi im ne kete Komision.
Si u zhvilluan ngjarjet:
1.Ne fillim te qershorit te vitit 2016 une si anetar i Komisionit te Reformes votova per miratimin e draftit te Reformes dhe perfshirjen ne programin e Kuvendit per shqyrtim e votim ne seance plenare.Pa voten time rilindja ne Komision, nuk e conte dot ne sepse nuk kishte votat e mjaftueshme pasi kishte vetem 4 vota nga 5, qe duheshin.
2.Arsyeja e votimit tim bazohej ne faktin se opinioni final i Komisionit te Venecias kishte ardhur qe ne mars 2016, pra ishte shume e qarte rruga per reformen.
3.Arsye themelore ishte edhe fakti se ne se Reforma nuk miratohej brenda korrikut 2016 do te humbej edhe nje vit dhe procesi do te hynte ne qorrsokak te plote.
4.Arsye tjeter madhore ishte se buxheti per fondet e finacimit te SHBA per Reformen miratoheshin brenda shtatorit, dhe mos votimi i saj brenda korrikut e linte kete refirme pa finacimin amerikan.
5.Nderkohe kishte nje kerkese absolutisht te ligjshme te opozites per reflektimin e Nenit 88 te Raportit Final te Komisionit te Venecias, qe garantonte nje rol real te opozites ne procesin e zbatimit te reformes.
6. Rama po e zvarriste qellimisht procesin per te perjashtuar totalisht opoziten dhe per ta votuar me vota te blera Reformen ne Drejtesi, proces ne te cilin ishin perfshire edhe disa nderkombetare.
7.Rama beri sikur takoi Bashen ne nje takim ku kam marre pjese edhe une, takim gjoja per te gjetur konsensus, por qe realisht Rama nuk donte asnje konsensus bile kishte ardhur me deklarate te gatshme te bere qe me pare per deshtimin e takimit.
Ndersa Ilir Meta, ne funksion te realizimit te konsensusit, takoi zyrtarisht ne Kuvend Bashen, qe kerkonte perfshirjen ne Reforme te Nenit 88 si garanci per opozite
Meta ne diten e votimit ne 21 korrik sic dihet boterisht nderpreu Seancen plenare dhe uli ne tavoline nderkombetaret, opoziten dhe rilindjen dhe realizoi votimin me 140 vota.
Ky veprim i Metes ndodhi pasi dy dite perpara 21 korrikut rilindja bojkotoi mbledhjen e Komisionit te Reformes per te penguar perfshirjen e Nenit 88 te kerkuar nga opozita me qellimin e vetem per te penguar me cdo kusht konsensusin
Perfundim:
Meta dhe 20 deputetet e Grupit Parlamentar te LSI ne vitin 2016 ishin faktori vendimtar per realizimin e Reformes sipas Komisionit te Venecias.
Aksioni politik parimor, kushtetues dhe i ndershem i Ilir Metes uli ne tavoline nderkombetaret, opoziten dhe maxhorancen dhe realizoi votimin historik me 140 vota te Reformes.
Fale ketij votimi me 140 vota Shqiperia mori ne nentor 2016 edhe Rekomandimin e pare historik per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE.
Faktet tregojne qarte se Rama kishte objektiv vetem rrembimin e reformes dhe votimin e saj me vota te blera.
Vonimi i qellimshem i votimit te Reformes kishte objektiv mos miratimin e saj bashke me shtate ligjet kyçe si nje pakete te vetme qe do lejonte zbatimin e shpejte te saj dhe evitimin e kapjes prej Rames.




