Paratë e k@k@inës pastrohen në ndërtim dhe turizëm’, Hoxha: Bandat kanë shtet paralel ku kr!mi operon lirshëm

Paratë e kokainës pastrohen në ndërtim dhe turizëm’, Hoxha: Bandat kanë shtet paralel ku krimi operon lirshëm

Një mega-operacion i fundit i SPAK-ut ka nxjerrë në dritë skemën masive se si paratë e trafikut ndërkombëtar të kokainës janë integruar thellë në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave që rrjedhin nga dosja hetimore, aksioni që u ekzekutua ditën e premte për të shmangur vëmendjen e plotë mediatike, ka çuar në pranga ose nën hetim një listë me rreth 100 emra të njohur nga bota e biznesit dhe drejtues tatimesh, të cilët vepronin si mekanizmi kryesor për pastrimin e parave.

I ftuar ne emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv gazetari Artan Hoxha tha se, dy degët më të goditura nga ky operacion, të cilat njëkohësisht janë propaganduar si shtyllat e ekonomisë nga qeveria e sotme, rezultojnë të jenë industria e ndërtimit dhe ajo e turizmit. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai vlerësoi se, hetimet kanë zbuluar se paratë e kokainës përdoreshin për të diktuar tregun, duke përfshirë ngritjen e resorteve të mëdha e madje dhe grabitjen e pronave publike, siç ishte rasti i njohur i zonës së Zvërnecit. Bizneset i kishin krahët e mbrojtura përmes korrupsionit dhe kërcënimeve, duke krijuar një shtet paralel ku krimi operonte lirshëm

Operacioni ndërkombëtar u shtri në 7 shtete të ndryshme, duke e pasur zanafillën nga përgjimet dhe vëzhgimet në Aruba ndaj shtetasve gjermanë me origjinë kosovare, si dhe thellimin e tyre pas dekodimit të platformës Sky ECC.

Letërporositë e dërguara në Spanjë, Itali, Holandë dhe Belgjikë kanë konfirmuar skemën. Edhe pse në territorin shqiptar nuk u sekuestrua asnjë gram kokainë nga ky aksion, provat e administruara nga ndërkombëtarët tregojnë qartë se vendi është kthyer prej vitesh në një bazë logjistike dhe operative e krimit të organizuar, ku miliardat e drogës fshihen pas fasadave të investimeve “VIP”.

Flavio Qarri: Çfarë kemi nga SPAK-u në të vërtetë dhe a ju bën entuziastë kjo gjëja apo ju bën të keni dyshime?

Artan Hoxha: Operacioni u bë ditën e premte, pra e ruajtën ditën që ka gjithmonë një kujdesje SPAK-u për këtë pjesën. Ruan ndonjë event kur filloi Kampionati Europian, Kampionati Botëror u bë dhe reprezalje. Të premten, e premte është bërë ky operacion. Edhe e kanë zgjedhur mirë sepse ki parasysh, të premten shton, të shtunë, të diel s’janë këto prapë, edhe nga e hëna fillohet.

Flavio Qarri: Po s’ka emisione, s’ka…

Artan Hoxha: Që ta fashitin, po pikërisht prandaj bëhet. Dhe ti fillon direkt te masa e sigurisë, se s’ke kohë të merresh me atë gjënë tjetër. Megjithatë, na vajti buza pas qafe, të paktën që kur ka ardhur kjo qeveri, që në mandatin e parë, është vazhdimisht duke thënë të njëjtën skemë, që është krijuar sistemi për të integruar në ekonominë shqiptare pikërisht këtë skemë që në fund tani SPAK-u po lëviz. Ti pyete a jam skeptik. Në pamje të parë them shyqyr që lëvizi. Pastaj kur fillon dhe shikon detajet brenda, sepse kur e pashë listën në ditën e pare, duke qenë se një pjesë të tyre i kam takuar, i njoh, se ka kaq vite, ne jemi operatorë në territor, s’ka tjetër. Dhe dukeshin sikur drejtorisë së tatimeve, atyre të qind vipave, sikur u kishte humbur ajo lista nga xhepi dhe i kishin kapur këta të SPAK-ut dhe në fakt menjëherë i kishin futur aty në hekura.

Pra dukeshin vërtet sikur ishin 100 vipat më të mëdhenj të tatimeve në Tiranë. Dhe sigurisht që kjo ka një efekt pozitiv. Për më tepër kur u bë edhe në momentin që protestuesit po këmbëngulin, domethënë një nga pakënaqësitë kryesore është pikërisht kjo gjë. Pra dy degët kryesore që ka ekonomia sot në vend janë industria e ndërtimit dhe industria e turizmit. Këto janë dy arritjet më të mëdha që ka kjo qeveri. Dhe papritmas të dyja degët dalin “derr në thes “në këtë historinë me SPAK-un.

Flavio Qarri: Një copë përgjimi, po thonë që kanë shkuar, po është e paqartë

Artan Hoxha: Nuk shkojnë mo, kur them shkojnë, duhen me letra, me veprime se me fjalë si ajo shkresa e Ballukut, që të gjithë kërkojnë, presin, kush është skandali tjetër, a shkoi në parlament. Ndërkohë ajo vazhdon aktivitetin, promovon, ecën.

Atëherë njerëzit thonë jemi… se duket sikur kemi dy Shqipëri, pra është ajo virtuale dhe është një Shqipëri reale. Tani të vijmë te çështja konkrete. Nëse shikon formulimin e dosjes, SPAK-u thotë që e ka nisur këtë çështje, pra kjo është çështja 287 fraksion 1, e ka nisur në 2021-shin. Pra po ta kishte nisur në 2021-shin, ne jemi në 2016-ën. E di sa tonelata kanë lëvizur? Se po e marrim nga kokaina mos po hyjmë te këto të tjerat. Sepse kokaina është baza që gjeneron të gjitha të ardhurat edhe lëviz shtetin, industrinë e ndërtimit, grabitjen e pronave, të gjitha. Po ajo është baza, se duhet paraja, nga vjen? Atëherë është kokaina. Dhe SPAK-u i ka ndarë në dy grupe të mëdha. Dhe mbasi i ka ndarë në dy grupe që merren me trafikun e kokainës, pastaj ka evidentuar bizneset dhe formën se si ata kanë vepruar në sistem, se si e kanë mashtruar gjithë sistemin, herë diku e kanë kërcënuar, diku e kanë blerë, por ia kanë dalë me sukses të plotë, që të krijojnë deri atë që pamë ne në fund atje në Zvërnec, që morën Zvërnecin. Sepse nga buron gjithë ajo arrogancë? Ajo buron kur ti i ke krahët e ngrohta, kur ty të ka thënë jepi babuç, se jemi ne mbrapa.

Tani çfarë bie në sy? Te ky pesë vjeçari. Ne nuk kemi kohë. Si ishte e mundur që kjo çështje ka nisur në 2021-shin dhe jemi kujtuar sot? Sepse në vetvete çështja, mua të paktën mbaj mend për Arubën që e kemi denoncuar në 2021-shin, 2022-shin ka qenë operacioni Black Eagle. Dhe unë e kam pasur fatin se e kam marrë vesh, se kam qenë dëshmitar, kam shkuar kam dëshmuar në Bruksel. Ai prokuror e ka bërë dhe çështjen e Shqiponjat e Zeza. Dhe qartazi kjo është dosja Shqiponjat e Zeza…

Share it :