Poshtë komunizmi Rroftë protesta

Poshtë komunizmi Rroftë protesta

Nga Basir Collaku

Protestues marksistë, komunistë, janë më agresivët, prodhues incidentesh, në këto tetë ditë ndryshe shqiptare. Protestëthyesit e vetëm.
Dje ata kulmuan me provokim ndaj të rinjve të PD
Çmenduria kapërceu deri atje sa lëshuan thirrje opozita jeni ne. Ju jeni të shitur.
Nishane kiameti. Opozitë me kë?! Qenkan ata ?! Me pesë aspra laboratori?! Mos krihni pasqyrën kur dilni para saj. Qartësoni shikimin e mendimit.
Nuk grimcuan asnjë fjalë për partinë motër e ndjekësit e saj. Sinoret i keni me ata.
Kush jep licencë protestuesi dhe opozitari?!
Përse protestuesi komunist irritohet kur has në protestuesin antikomunist?! Kjo përballje është 80 vjeçare. Dhe nuk do të shuhet! Dhe do humbisni përjetësisht. Sepse me humbjen tuaj fiton atdheu.
Ndaj lëreni përballjen tjetër kund jo në shesh, jo në këtë protestë kombëtare, shokë komunistë. Ju urrejtësit, dëmprurësit më të mëdhenj të kombit. Keni në arkiv mijëra vrasje shqiptatësh në diktaturën 50 vjeçare. Mes tyre qindra klerike patriotë mendjendritur. Vratë edhe Zotin. Jeni vëllavrasësit më të mallkuar të historisë. Thjesht sepse nuk ishin si ju. Nuk mendonin si ju. Rrini urtë pas turpit tuaj.
Në shesh quhesh protestues. Jo zaptues.
Aty ka të drejtën e shenjtë të marrë pjesë çdo qytetar. Nga Tirana e çdo qytet. Nga gjithë bota shqip ku gjendet dhe vjen. Pavarësisht bindjeve. Nuk ka parcelë. Nuk ka tokë të zënë nga askush.
Protestën e mban gjallë fryma kundër së keqes. Korrupsionit asgjësues, krimit vrasës, shpopullimit fatal, vatrës së pashitur. Rinia protestuese është pranvera e jetës së kombit. Sheshi është përballje me pushtetin. Me pushtetet cënuese të lirisë. Të së vërtetës. Është forcë ndryshimi. Jo gardhim metrash katror. Protesta nuk do të privatizohet. Nga askush. Ajo po ndryshon shumëçka. Edhe vetveten.
Dhe parfumin e sjelljes !
Era parfum vijnë qeveritarët, pushtetarët, politikanët, por kanë bërë vendin ti vijë era m..
Përmbysja e këtij prodhimi është parfum kombëtar.
Po. Poshtë komunizmi. Përse ende e duhur kjo në 2026 ?! Eshtë trishtim. Sepse kjo flluskë e keqe partiake duhej nxjerrë jashtë ligjit dekada më parë. Kurrë nuk është vonë.
Tani është kohë për të protestuar.
Fort. Nga të gjithë.

Share it :