Vasili: Rama, qe nuk fali kotecin sa shpejt shiti Zvernecin!
Nga Petrit Vasili
Rama me qeverisjen e tij nuk fali ne mars 2022, nje grua te moshuar 81 vjeç Lefkothea Karasa se kishte bere nje kotec ne Narte pa leje, bile edhe e arrestoi ate.
Pra syri i Rames me te gjithe xhahajduret qe ka sheh çdo gje, ruan cdo gje, merr vesh çdo gjë.
Bile Rama me patronazhistet perpiqet te marre vesh edhe çdo ndodh brenda shtepive te njerezve.
Por po ky Rama gjithe ate rrethim te paligjshem me tela gjemba dhe me makineri brenda ne Zvernec qe sipas tij nuk ka as projekt nuk e “pa”.
Nuk e “pa” Rama edhe pse ishte zone e mbrojtur Zverneci.
Pra symprefti Rama qe sheh kotecin nuk e “pa” Zvernecin!
E verteta eshte shume e qarte.
E kishte shitur Zvernecin ndaj nuk pa as telat me gjemba, nuk pa as ligjin per zonat e mbrojtura dhe gjyqet per pronen qe zhvillonin pronaret.
Rama perfaqson banditizmin shteteror grabitqar dhe kercenues qe rremben pronen dhe te drejtat e njerezve te thjeshte.
Rama perfaqson shitesin e pa skrupull te tokes dhe kufijve te Shqiperise.
Rama dhe vitet qe ai qeverisi do mbetet ne historine e Shqiperise si nje nga pjeset me te errta dhe te tradhetuara te saj.
Pra do mbetet si Rama, qe nuk falte kotecin por shiste Zvernecin!




