Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live
Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në ngarkim të ish Presidentit Ilir Meta, dhe ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Meta kërkoi që seanca të transmetohet live, por gjykatësi e rrëzoi kërkesën.
Gjyqtari i çështjes Erion Bani tha se mediat do të lejohet të filmojnë vetëm kur të merret vendimi. Ai tha se proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në shoë mediatik dhe për rrjedhojë nuk do të lejohen kamerat.
“Prania e kamerës nuk parashikohet në legjislacion. Proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në spektakle apo në shoë mediatik, por duhet të jetë i qetë dhe i garantuar. Prania e kamerës ndikon në cilësinë e gjykimit dhe shqyrtimit gjyqësor. Rrëzohet kërkesa e transmetimit live. Lejimin e përfaqësuesve mediatikë. Ndalimi i çdo lloj regjistrimi. Ndërpritet regjistrimi.”, tha Bani.o



