Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait!
Ish presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të tij Rexhep Meta. Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga efektivë të policisë së burgjeve në hotelin ku do të zhvillohen pritjet.
Metës i është akorduar një leje 12-orëshe për të qenë pranë familjes.
Nuk mungoi edhe vizita e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është parë teksa hynte në hotel për t’i shprehur ngushëllimet Ilir Metës.
Kujtojmë që edhe ditën e djeshme, Ilir Meta mori leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babit të tij në fshatin Çepan të Skraparit




