Dhuna në Zvërnec/ Këlliçi: Shqipëria nuk mund të trajtohet si plaçkë personale e Edi Ramës

Dhuna në Zvërnec/ Këlliçi: Shqipëria nuk mund të trajtohet si plaçkë personale e Edi Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “A Shoë” në Syri TV me Adi Krastën, ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e investimit në Zvërnec dhe mënyrën se si, sipas tij, po administrohen pasuritë publike dhe zonat e mbrojtura në vend.

Këlliçi u ndal te përplasjet e fundit në zonë, duke dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke kërkuar transparencë të plotë për procedurat e ndjekura në këtë projekt.

Sipas deputetit demokrat, përgjegjësia kryesore për situatën e krijuar bie mbi qeverinë dhe vetë kryeministrin, të cilin e akuzoi se po favorizon interesa të caktuara në dëm të interesit publik.

Këlliçi argumentoi se mungesa e transparencës mbi pronësinë, lejet dhe procedurat ligjore ka shtuar dyshimet e qytetarëve, ndërsa theksoi se mbrojtja e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe e sovranitetit kombëtar duhet të jetë mbi çdo interes politik apo ekonomik.

Share it :