Mcgonigal ekspozoi pastrimin e parave’/ Bushkolaj: I dërgoi kolegut foto me Ramën dhe i tha….
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV me moderatoren Sonila Meço, komentoi zhvillimet që lidhen me çështjen McGonigal dhe ndikimin që kjo aferë ka pasur në perceptimin mbi funksionimin e institucioneve në Shqipëri.
Sipas tij, dosja McGonigal nxjerr në pah dy probleme madhore që kanë shoqëruar vendin gjatë viteve të fundit: kapjen e sistemit të drejtësisë dhe deformimin e ekonomisë përmes depërtimit të parave me origjinë të dyshimtë.
Gjatë analizës së tij, Bushkolaj argumentoi se elementët e përfshirë në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me debatin mbi reformën në drejtësi dhe pastrimin e parave në ekonomi.
Ai ngriti shqetësime për funksionimin e institucioneve të drejtësisë, raportin e tyre me politikën, si dhe për ndikimin që, sipas tij, kanë pasur grupet kriminale dhe interesat ekonomike në jetën publike dhe në shpërndarjen e fondeve publike.
Bushkolaj: Themi tek McGonigali, ne duhet të kemi parasysh. Ka ekspozuar dy gjëra. Një, kapjen e drejtësisë në të gjitha nivelet, pra duke nisur me reformën në drejtësi dhe rrënimin e ekonomisë për shkak të kriminalizimit të saj, përmes parave. Dhe të dyja ne këto na dalin te çështja McGonigal. Ku na dalin? Le të ndalemi tek elementi konkret. Në dosje thuhet qartë. McGonigal i dërgoi një foto një miku të tij, ku ishte në foto me Edi Ramën, edhe i tha: “Falë reformës në drejtësi, ne do të na hapen mundësi të reja.”
Tani, kush janë këto mundësitë e reja? Mundësitë e reja janë që, në kohën që Shqipëria ishte e tejmbushur nga kanabisi, në ato zona ku kanabisi kishte zëvendësuar totalisht bujqësinë – kam parasysh verilindjen, juglindjen, zonën e Malësisë së Tepelenës e të gjitha – organet e drejtësisë u shkrinë. U shkri prokurori, u shkri gjykata dhe u korruptua policia. Çfarë ndodh? Ne kemi një sistem drejtësie që ka qenë agresiv deri në limitin e kufijve në raport me opozitën.
Me burgosjen po themi të zotit Meta dhe arrestimin e atij në atë farë feje, qëndrimin për 333 ditë të liderit kryesor të opozitës nën masën e arrestit shtëpiak për një hetim po themi të shumë viteve më përpara dhe për një vendim kolegjial, kur ndërkohë këtu kemi vendime dhe ligje speciale të cilat nuk shqyrtohen. Çfarë ndodh? Të gjitha institucionet e drejtësisë janë kthyer si institucione politike për hir të së vërtetës, që nuk kanë qenë kurrë të politizuara deri në këtë shkallë, saqë edhe kryetarët e gjykatave të dalin aty me shall pionieri dhe të bëjnë fushatë, dhe pasi lënë punën në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, të zhvendosen direkt në zyrën e kryeministrit. Pastaj, është elementi tjetër, është vetë dëshmia e ish-bashkëjetueses së tij, Allison Guerriero.
E cila shprehet qartë që McGonigal ishte i interesuar që të përfitonte nga skemat e pastrimit të parave në Tiranë. Tani çfarë ndodh? Që nga ajo dëshmi po themi e 2023-shit dhe 2024-rës, këtu e qartë, pastrimi i parave në ekonomi është problemi më i madh sot i ekonomisë shqiptare. Ku këtu digjet i njomi me të thatin, ku këtu sipërmarrësit më të mëdhenj të këtij vendi me dashje apo pa dashje, janë bërë pis. Janë bërë pis nga ky… nga ky mekanizëm pra, se s’do u… ne themi ka faj sistemi, po është dikush që e drejton këtë sistem.
Pra, ka një shtet që orienton këtë sistem. Ore pse nuk u bënë pis po themi nga 2005-a deri në 2013-ën në këto përmasa? Ka pasur korrupsion dhe atëherë. Ka pasur krim dhe atëherë. Ka pasur grupe të strukturuara kriminale dhe atëherë. Po nuk mbaj mend që një grup i strukturuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike po themi nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian, të merrte tendera për të ndërtuar shkolla. Unë nuk e di. Unë nuk di që të ketë pasur raste kur personazhe të cilët kanë qenë në kërkim si grup i strukturuar kriminal, të kenë përfituar para publike. Rasti konkret, dosja 5D.




