Kopja e AKSHI-t”/ Gjokutaj: ADS, institucion i shpikur për të vjedhur miliona

Kopja e AKSHI-t”/ Gjokutaj: ADS, institucion i shpikur për të vjedhur miliona

Avokati Genc Gjokutaj ka ngritur pikëpyetje mbi funksionin dhe financimin e ADS-së, duke e cilësuar atë si një vazhdim të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

I ftuar në SYRI TV, Gjokutaj deklaroi se ADS përbën një “AKSHI 2”, që sipas tij po krijohet nga vetë AKSHI dhe do të ketë si mision forcimin e sistemeve shtetërore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

“Ky është një AKSH tjetër, i cili do të gllabërojë miliona. Do të marrë punonjës me paga të larta dhe prezantohet si shtëpia shtetërore e softuerit dhe inteligjencës artificiale”, u shpreh ai.

Gjokutaj vuri në dyshim nevojën për krijimin e një strukture të re, duke pyetur se çfarë problemesh do të zgjidhë ADS që nuk i ka zgjidhur AKSHI. Ai kujtoi gjithashtu fondet e konsiderueshme të investuara ndër vite për sigurinë kibernetike pas sulmeve ndaj sistemeve shtetërore.

“Përse këto para do të hidhen në një strukturë tjetër, ndërkohë që ekziston AKSHI? Duhet të ketë fillimisht një vlerësim të aktivitetit dhe rezultateve të saj”, tha avokati.

Sipas Gjokutajt, Shqipëria nuk ka nevojë për institucione paralele në fushën e digjitalizimit, por për një sistem të thjeshtë, të sigurt dhe transparent që t’u shërbejë qytetarëve dhe administratës publike.

Share it :