Vendimi i GJK për komisionet hetimore, Bardhi: 1 po, 1 jo, është politikë, jo drejtësi kushtetuese!

Vendimi i GJK për komisionet hetimore, Bardhi: 1 po, 1 jo, është politikë, jo drejtësi kushtetuese!

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë për Komisionet Hetimore Parlamentare.

Sipas Bardhit, vendimi pro një komisioni dhe kundër një tjetri, nuk është drejtësi, por është politikë

Gjatë ditës së sotme Kushtetuesja vendosi pro ngritjes së Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet dhe kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen ‘McGonigal’.

Reagimi i Gazment Bardhit:

1 po, 1 jo, është politikë, jo drejtësi kushtetuese!

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kurse rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për aferën korruptive McGonigal, është dëshmi flagrante e presionit politik ndaj kësaj Gjykate.

Se si mund të thuhet që kërkesës i mungonin indiciet për ta konsideruar çështje të veçantë, ndërkohë që ajo është e bazuar në 7 dokumente zyrtare të drejtësisë amerikane, arbitrazhit ndërkombëtar dhe drejtësisë shqiptare, vetëm një gjykatë nën presion politik mund ta thotë. Aq më tepër që kjo vendoset 4 me 4, dhe për këtë shkak rrëzohet pa vendim, njësoj si afera tjetër personale e Edi Ramës për çështjen ‘Beçhetti’.

Por pavarësisht kësaj ‘e mirëkuptoj’ Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e sotëm. Fundja, afera ‘McGonigal’ është funerali politik i Edi Ramës dhe Gjykata jonë Kushtetuese kurrësesi nuk do mund të kishte guximin profesional për ta organizuar atë, njësoj si kolegët e tyre në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që prej 3.5 vitesh mbajnë në sirtar procedimin penal nr. 22, të vitit 2023.

Share it :