Tjetërsimi dhe përdorimi i çështjes “Zvërnec”!
Nga Alessandro XHUFI
Zvërneci nuk është përjashtim. Nuk është as rasti i parë dhe as rasti i fundit. Është sistem. Është model. Është Shqipëria e Rilindjes.
Fjalët e Kryeministrit Rama janë shqetësuese për çdo shqiptar. Kryeministri që zbatoi ligjin për heqjen e statusit të zonave të mbrojtura, që zbatoi ligjin për investitorët strategjikë, që privatizoi dhe shkatërroi bregdetin shqiptar nga Palasa e Dhërmiu deri te Sazani e Zvërneci, sot na drejtohet duke na thënë se edhe ai do të protestonte kundër kësaj policie private.
Por fajin nuk e ka as roja, as policia private dhe as biznesmeni. Fajin e ka ai që krijon sistemin dhe rregullat në të cilat këto gjëra ndodhin. Ai sistem ku privatizohet, ndërtohet dhe përfitohet pa pasur asnjë përgjegjësi ndaj natyrës dhe trashëgimisë historike e artistike të vendit.
Në një ekonomi kapitaliste, shteti nuk duhet të ndërhyjë në ekonomi, por duhet të krijojë dhe të mbrojë tregun, duke zbatuar rregulla të qarta dhe mekanizma sigurie.
Në Shqipëri ndodh e kundërta. Shteti ndërhyn si barbar në ekonomi, por pa rregulla, pa mekanizma dhe pa asnjë siguri. Ndërhyn kur nuk duhet dhe mungon aty ku duhet.
Mbështes çdo protestë, por armiku nuk është as roja dhe as opozita, e cila prej vitesh denoncon ndërtimet në jug dhe ligjet që krijuan këtë sistem, me denoncimet e zonjave Tabaku dhe Zhupa, si dhe me protestat që organizohen vazhdimisht në nivel kombëtarë.
Armiku është Edvin Kristaq Rama.
Dhe kjo lëvizje ka dy rrugë: përdorimin ose shpëtimin.
Protesta duhet të jetë para Kryeministrisë dhe kundër Kryeministrit, sepse së fundmi po më çel dyshimi se do të përfundojmë duke dalë në shesh bashkë me Taon dhe Edvinin për të protestuar para zyrave të policisë private.
Domethënë, sindroma e Stokholmit në pikën më të lartë.
Enveri që proteston kundër rojes kufitare që vrau diversantin




