Bushati: Qeveria Rama pengon integrimin e vendit në BE, korrupsioni ka kapur majat

Bushati: Qeveria Rama pengon integrimin e vendit në BE, korrupsioni ka kapur majat

Analisti Andi Bushati, në një intervistë për Syri TV me gazetaren Armela Ferko, ka komentuar raportin Ibar për Shqipërinë, duke e cilësuar si një dokument që nxjerr në pah problemet më të thella strukturore të vendit.

“Shqipëria del si një vend që nuk bën zgjedhje të lira, që i manipulon ato përmes patronazhistëve dhe ku korrupsioni është cilësuar për herë të parë si ‘shqetësim thelbësor’ nga BE,” – tha Bushati.

Ai theksoi se ky është një nivel i paprecedentë i korrupsionit, duke përmendur edhe çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe sulmet ndaj pavarësisë së drejtësisë.

Bushati vuri në dukje kontrastin mes propagandës së qeverisë dhe realitetit të raportit:

“Kjo mund të ishte dita më e lumtur e Ramës, por edhe këtë ia prishën ambasadorët që kujtuan një për një defektet e raportit.”

Ai krahasoi procesin e miratimit të raportit për Shqipërinë me Malin e Zi, duke theksuar se për Malin e Zi u mbyll brenda dy javësh, ndërsa për Shqipërinë zgjati tre muaj, gjë që sipas tij tregon rezervat e vendeve anëtare të BE-së.

Bushati shtoi se problemi i integrimit nuk qëndron tek BE apo populli shqiptar, por tek qeveria:

“Problemi gjendet vetëm te një pakicë që na udhëheq, që është qeveria dhe Rama.”

Share it :