Do na bënin më shumë punë fondet e IPARD III, se puthja e Martës
Nga Grigels Muçollari
Ka një ekzaltim të madh mes rilindasve për puthjen që mori Edi Rama në Bruksel, live, nga komisionerja Marta Kos. Dhe me shumë ngazëllim pas premtimit të zonjës se do ngjitet në Korab me Ramën, kur të mbyllen kapitujt.
Çdo shenjë dashurie e Brukselit ndaj Shqipërisë do ishte padyshim e mirëpritur. Por më shumë se sa skenat personale të Kryeministrit, një vendi të varfër si Shqipëria do i bënin punë fondet dhe mbështetja financiare.
Fermerëve të vendit do u vlenin më tepër 112 milionë eurot e programit IPARD III, të bllokuara prej 3 vitesh, se sa puthja Kos.
Po pse prej 3 vitesh fermerët tanë janë penalizuar dhe nuk marrin asnjë cent nga fondet e BE?
Sepse vetë Brukseli zbuloi se nga IPARD II, qeveria e Edi Ramës abuzoi dhe vodhi 33 milionë euro. Dhe ende nuk ka kthyer përgjigje se ku shkuan këto para.
Është kjo arsyeja, dhe mungesa e garancisë që Shqipëria duhet të japë që skemat e zhvatjet të mos ndodhin më, arsyeja pse nuk ndodh IPARD III.
Na i kurseni skenat. Nuk vlejnë asnjë grosh




