6 vite pas tërmetit, qindra familje në Tiranë ende në pritje të banesave

6 vite pas tërmetit, qindra familje në Tiranë ende në pritje të banesave

Kanë kaluar gjashtë vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, por qindra familje në Tiranë vijojnë ende të mos kenë marrë banesat e reja të premtuara në kuadër të procesit të rindërtimit.

Në zonën e Kombinatit, ndonëse janë ndërtuar disa godina dhe është nisur shpërndarja e banesave, shumë qytetarë thonë se vijojnë të mbeten në pritje mes paqartësive dhe vonesave të vazhdueshme.

Sipas tyre, procesi i rindërtimit është shoqëruar me vonesa dhe mungesë informacioni, duke i lënë familjet në një situatë të zgjatur pasigurie.

“Deri tani nuk ka ndryshuar asgjë, jemi ende në pritje të banesave të reja,” shprehen banorë të prekur nga procesi.

Paralelisht, qytetarë që kanë aplikuar për banesa sociale në Tiranë denoncojnë gjithashtu vonesa në hedhjen e shortit dhe mungesë të një date të konfirmuar për vijimin e procesit të shpërndarjes.

Shorti nuk është hedhur që në dhjetor–janar. Po vjen qershori dhe akoma asgjë… kemi që në 2019 që presim rrugëve,” shprehen disa prej tyre, duke theksuar se situata është bërë e papërballueshme për shumë familje.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës që të përshpejtojë procesin dhe të japë një datë të qartë për hedhjen e shortit, duke theksuar se mes aplikantëve ka edhe persona të sëmurë dhe familje në kushte të vështira.

“Akoma nuk është nxjerrë data për hedhjen e shortit. Ju lutemi të hidhet sa më parë,” shprehen qytetarët për JOQ.

Share it :