Vasili: Letra e Metes ne gusht 2020 per zgjerimin me 12 milje te Greqise dhe Edi Rama i vertete si tradhetar dhe i rremë si patriot!
Nga Petrit Vasili
🟥Kur Greqia vendosi zgjerimin e njeanshem me 12 milje Presidenti i Republikes Ilir Meta ne 31 gusht 2020 me shume shqetesim i kerkoi me nje leter zyrtare informacion Edi Rames per kete vendim te Greqise duke kerkuar konkretisht keto ceshtje si me poshte:
– komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje
– qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare
– veprimet që planifikohen të ndërrmeren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”.
🟪Ndersa krejt ndryshe nga Presidenti Meta, Edi Rama i shnderruar ne “zedhenesin” e Greqise mbeshteti hapur dhe publikisht vendimin e Greqise per zgjerimin me 12 milje dhe tha;
“Ishte një e drejtë sovrane e njohur nga Ligji Ndërkombëtar i Detit për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje në secilin vend me dalje në det kur kjo shtrirje nuk cenon interesat e një vendi tjetër”.
🟥Nderkohe Diplomati i nderuar Shaban Murati shkruante ne vitin 2020:
“As qeveria shqiptare, as diplomacia shqiptare dhe gjithë skota politike filogreke në Tiranë, që brofën në përkrahje të planit të Athinës për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon në 12 milje, nuk bëjnë dhe nuk i japin dot përgjigje pyetjes së thjeshtë:
Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”.
🟥Ndersa Prof. Xhezair Zaganjori relator i Vendimit te Gjykates Kushtetuese qe rrezoi Marreveshjen e kufirit detar me Greqine thoshte ne interviste per Zerin e Amerikes ne 3 shtator 2020 po per deklaraten e Greqise per zgjerimin me 12 milje:
“Unë mendoj që në rastin konkret thjesht shprehet një aspiratë, një dëshirë e Greqisë për t’i zgjeruar, por sigurisht në mënyrë të njëanshme ajo nuk mund të deklarojë shtrirjen e efekteve të ishujve apo masave shkëmbore, deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetet me të cilat ajo i ndan ato, sepse bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Sepse çfarë do të ndodhë sikur të njejtën gjë ta bënim edhe ne dhe vendet e tjera, t’i deklarojnë në mënyrë të njëanshme, pa u marrë vesh, sepse ne nuk jemi në një oqean ku nuk kemi asnjë shtet përballë apo bashkangjitur. Nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar, në mënyrë të njëanshme, kur shteti ndan hapësirat detare me shtetet e tjera. Përndryshe do të ishim në kaos në marëdhëniet ndërkombëtare. Me sa jam në dijeni, ne i kemi patur 15 milje, dhe na është kërkuar që duhet t’i bëjmë 12 milje, dhe ne aq i bëmë.”
🟪Ndersa Edi Rama ne 29 gusht 2020 deklaronte:
“Qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit. Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin’. Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator”.
Drehtesia shqiptare ka disa pyetje asgjesuese per Edi Ramen qe do duhet ti behen sot:
1.Cfare veprimesh urgjente ndermori Rama pas deklarimeve te gushtit 2020 per zgjerimin nga Greqia me 12 milje per ti dale perpara situates se faktit te kryer?
2.Cfare komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe perfaqesuesit nderkombetare ne Tirane dhe me gjere,ne se ka pasur cilat ishin ato si dhe a ka kerkuar ndihmen e mbeshtetetjen e tyre profesionale dhe politike?
3.Çfare bashkepunimi ka pasur, ne se ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin per ti dale perpara kesaj ceshtje kombetare me rendesi kritike?
4.A komunikoi ndonje here me ekspertet, akademimet dhe mjaft profesoret te nderuar per marre prej tyre opinion dhe ekspertize te zgjeruar per kete çeshtje kaq delikate dhe kritike?
5.Perse Rama nuk ben publike se cfare marreveshje kishte bere dhe ishte thuajse gati te firmoste me qeverine greke te Tsipras?
6.Perse perballe nje ceshtje kombetare te tille si kjo e Kufirit Detar grupi negociator i Shqiperise qenka i paplotesuar dhe vazhdon si i tille?
7.Cili interes i huaj dhe privat ja mbante doren Rames dhe e pengonte ta plotesonte grupin negociator, kur dihet qe Rama heq e ve ministra brenda dites bile i njofton edhe me twiter?
8.Po si mundet Rama te justifikoje, qe perballe nje Greqie shume te pergatitur dhe me nivel te larte ekspertesh, Rama vendos nje grup ekspertesh cope cope, te paplotesuar dhe me nje udheheqje politike zero?
P.S.Letra e Presidentit Meta e 31 gusht 2020 drejtuar Edi Rames per zgjerimin me 12 milje.




