Vendimi i Kushtetueses për Veliajn/ Kalaja: Akrobaci ligjore, skemë e padëgjuar
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja u shpreh sot lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ktheu në Gjykatën e Lartë çështjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuar në “A2 CNN”, Kalaja e cilësoi si një akrobaci ligjore dhe një skemë të një niveli të padëgjuar ndonjëherë më parë.
Sipas gazetarit, rasti i prodhuar nga Veliaj duhet të shërbejë si një precedent për të shpërbërë të gjithë korrupsionin apo krimin e organizuar ekonomik që po ndodh në Shqipëri.
“Kjo është akrobaci ligjore se s’ka mënyrë tjetër. Skema e këtyre është e një niveli të padëgjuar më përpara. Nuk kishim dëgjuar ndonjëherë që një grup i bashkisë i prodhon vetë tenderat, i merr për vetë. Pra kjo ishte një skemë e padëgjuar. Këtë s’e kishte bërë as Rama. Kjo që prodhoi Bashkia e Tiranës do të shërbejë si një precedent për të shpërbërë të gjithë korrupsionin apo krimin e organizuar ekonomik që po ndodh në Shqipëri.
Është mesazh shumë i keq edhe për qytetarët që mendojnë majtas, sepse lufta kundër të korruptuarve në këtë rast merr një shuplakë shumë të fortë në rast se do t’i shkohet deri në fund këtij vendimi domethënë që ka marrë sot Kushtetuesja”,-tha Kalaja.




