Hoxha: I nominuari për ambasador i SHBA në Tiranë, ka dosje nga DEA për kartelet shqiptare të drogës

Hoxha: I nominuari për ambasador i SHBA në Tiranë, ka dosje nga DEA për kartelet shqiptare të drogës

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka bërë deklarata të forta lidhur me përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe rolin e agjencive amerikane në ndjekjen e tyre.

Duke komentuar deklarata e djeshme të të nominuarit për ambasador të SHBA në Tiranë, Eric Wend, Hoxha u ndal te përdorimi i Paraguajit si bazë tranziti nga grupet kriminale shqiptare, duke u shprehur se bëhet fjalë për ngarkesa të mëdha kokaine që transportohen drejt Europës. Sipas tij, këto rrjete janë ndjekur nga agjencia amerikane DEA në periudha të ndryshme. Sipas Hoxhës, informacionet që Wend kishte mbi këto grupe, burojnë nga struktura e DEA-s, duke përmendur raste dhe operacione të zhvilluara në Amerikën Latine.

Ka avancuar shumë e bardha. Ajo që më bëri përshtypje ishin piketat që ai vendosi.

Ai përmendi Paraguajin. Pra, grupet shqiptare janë evidentuar nga viti 2019, 2020, 2021, që kanë përdorur Paraguajin si bazë të tyre për të nisur ngarkesa që shkonin në 11 ton, 16 ton kokainë drejt Europës.

Pra, kur ai përmend Paraguajin, Paraguaji nuk është trekëndëshi i prodhuesve të Amerikës Latine. Nuk prodhon kokainë. Është vend transiti. Dhe jo më kot ai përdori Paraguajin, sepse grupet shqiptare që kanë përdorur Paraguajin janë nga grupet më të fuqishme, dhe janë, se po përmendeshin me emra, Çela, Çopja, dhe një grup tjetër që s’më vjen emri tani.

Çela është një nga Peqini mos gaboj. Pra nga ngarkesa të cilat DEA i ka ndjekur. Ky është një informacion që gjenerali nuk e ka nga burimet e hapura, e ka nga DEA.

ra, i gjithë informacioni që ai foli aty, e ka marrë nga DEA dhe më shumë se amerikanët nuk na njeh askush tjetër ne për nivelin e kokainës që shqiptarët transportojnë në katër kontinentet kryesore sot, ku përdoret kokaina.

Dhe prandaj ai evidentoi Paraguajin. Në pamje të parë lind pyetja pse Paraguajin? Nuk ka shqiptarë të vrarë në Paraguaj, ne kemi shqiptarë të arrestuar në Paraguaj.

Por të vrarë janë në Ekuador, në Kolumbi, në Brazil, në Meksikë, në Peru.

E dyta, ai e përcaktoi luftën kundër narkotrafikut si një nga objektivat e tij kryesore. Kjo gjë s’ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Ne dimë që ambasadorët kryesisht mbrojnë interesat e shtetit të tyre, pra interesat diplomatike, interesat e bizneseve të vendit të tyre dhe të qytetarëve të tyre. Në rastin konkret ambasadori e tejkaloi këtë gjë, si asnjëherë tjetër më parë.

Dhe përcaktoi pra të objektivave që ai do të ndjekë.

Mos harrojmë 13 nëntorin e vitit të kaluar, për herë të parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sanksionoi një grup kriminal shqiptar.

Pra 27 veta, të identifikuar si familja Hysa, i cili kishte dëmtuar interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo gjë ishte arritur në bazë të bashkëpunimit me qeverinë federale meksikane.

Pra ishin dy vende që po godisnin disa kompani, ose një familje shqiptare që operonte me disa kompani po shumë të rëndësishme, e cila akuzohej se kishte përdorur asetet e saj dhe logjistikën e saj, për të pastruar paratë e Kartelit të Sinaloas, pra kartelit më të madh që është sot në botë.

Kjo ishte hera e parë.

Dhe menjëherë shqiptarët u kujtuan, ku e kishin parë zotërinë atje? Kishin parë duke dalë nga zyra e kryeministrit, menjëherë me një deputet gjerman të CDU-së, me këshilltarin e jashtëm të kryeministrit, i cili kishte shkuar siç na tha kryeministri vetë, për të folur aty për një projekt kazinoje.

Kur Shtetet e Bashkuara flasin për narkotrafikun, ata e kanë të qartë se në ç’përmasa janë shqiptarët. DEA është në Amerikën Latine ku shqiptarët janë në vendin e origjinës së kokainës dhe janë kthyer në grosistë të mëdhenj

Ai tha që SPAK-u do të jetë partneri jonë atje. Por kur ai e vuri piketën dhe që në prezantim, ai çoi një mesazh shumë të rëndësishëm: Për aq kohë sa janë jo politik, dhe problemi që kemi ne në Shqipëri sot është që ne jemi skeptikë që ata janë jo politikë.

Dhe së dyti, për sa kohë tha që ata janë të pavarur. Ne kërkojmë të njëjtën gjë: të jenë jo politikë dhe të pavarur.

Sepse duke qenë politikë, puna e SPAK-ut degjeneron si task-forca në zgjedhjet e fundit që certifikoi rezultatin me 83 mandate dhe dënoi vetëm një militant të opozitës në Lushnje për 500 euro, duke lënë të paprekur partitë e tjera.’, u shpreh ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Share it :