Investigimi/ Korrupsioni me licencat e energjisë: Si u implikua qeveria

Investigimi/ Korrupsioni me licencat e energjisë: Si u implikua qeveria

Sektori i energjisë, në vitet e fundit në varësi direkte të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për afera qindra milionë euro me tenderat, është një nga sektorët që vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes për abuzime edhe më të mëdha se ato të rrugëve. Sa here është shënuar afera e radhës, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka panikosur shqiptarët me kriza imagjinare, siç rasti më flagrant i sjelles në brigjet e Vlorës dy rrangalle të quajtura Tigri 1 dhe Tigri 3 që pa prodhuar kurrë energji deri më sot, u kanë kushtuar shqiptarëve afro 80 milionë euro.

Por jo vetëm kaq, në qindra milionë euro përllogaritet abuzimi në blerjen e energjisë në pikun e çmimeve të bursës. Ku çdo drejtues i KESH, apo vartës i Belinda Ballukut që ka mbajtur atë post, ka regjistruar me dhjetra raste të denoncuara për abuzime në miliona euro.

Sëfundmi, mbuluar nga hija e skandalit është edhe prodhimi i energjisë diellore. Ndërtimi i parqeve fotovoltaike është parë si një mundësi ideale për njerëzit e veshur me pushtet rilindas apo klientët e tyre, për tu shndërruar nga hiçi në prodhues energjie

Sot do të ndalemi në një tjetër rast, që siç Tigri 1 dhe Tigri 3, nuk është vetëm një rast abuzimi, por ngre dyshime të forta për blerje influencash ndërkombëtare në favor të pushtetit të Edi Ramës. Emisioni Plug do të parashtrojë vetëm të dhënat për këto dyshime, e u takon qytetareve ta vlerësojnë dhe institucioneve të drejtësisë ta hetojnë, nëse jemi përballë një investimi me interes për Shqipërinë siç e shiti Edi Rama dhe Belinda Balluku, apo përballë një afere për interesa klienteliste e influencash për llogari të kryeministri Edi Rama.

Share it :