Kush e porositi dhe e pagoi Raportin e Avokatit të (Popullit) Qeverisë?

Kush e porositi dhe e pagoi Raportin e Avokatit të (Popullit) Qeverisë?

Nga Adriana Kalaja

Avokati i Popullit shndërrohet në Avokat të Qeverisë, ku flet çdo gjë, por jo pêr hallet e popullit.

Flet për mbipopullimin në burgje, ndërkohë që as në platformën e tij nuk e ka patur fare (unë e kam patur në një kre më vete), por jo për çmimet e apartamenteve apo qirave!

Degradimi i Avokatit të Popullit nuk ka të ndalur, teksa zyrtarisht Shabani i Rilindur në çdo dimension, është bërë avokat i qeverisë.

E keni dëgjuar ndonjë herë këtë sharlatan të flasë për shpopullimin e vendit?

Pasi Rama ngriti alarmin për mbipopullimin në burgje, u finalizua nisma e Sadushit që liroi Karçanajn.

Por sapo çështja u harrua, doli Raporti kryesor i Avokatit të Popullit, ku kryefjalë e raportit ishte halli i qeverisë.

Shabani tha se burgjet janë të mbipopulluara, ashtu sikur e thotë Rama.

Si ka mundësi që ky Shabani nuk flet për hallet e popullit, që Rama e ka ekspozuar përballë parave të drogës që pastrohen në ndërtim e turizëm?

Pse Shabani i Rilindur nuk flet për qiratë, çmimet e apartamenteve, shpopullimin apo çmimet e karburantit dhe ushqimeve?

Lojën e kujt politikani po bën avokati i organizatës kriminale, që qenkërkësh shqetësuar, njëkohësisht me Sadushin e partisë, për mbipopullimin në burgje?

Të gjithë e dimë që ky raport nuk është as më pak e as më shumë, por copy – paste e ligjeve me porosi, të ekzekutuara gjithë këto vite nga banditët në pushtet.

Në dëm të interesave të popullit, sigurisht.

Se nuk thonë kot:

Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull?

Ndërkohë, erdhi dita që me Raporte me Porosi, të propagandohet, goditja e radhës ndaj interesave të vetë popullit.

Se, nuk po kërkoj të përmendi emra se kush pastron paratë e Lindës me 4 mbiemra e Lindave të narko qeverisë, se i ka patur sponsor në zgjedhjet e 11 majit e së fundmi në postin e avokatit të shndërruar në atë të narko regjimit.

Nuk ka faj.

Po i bie “bretku” në zyrë, duke u lodhur deri në orët e vona e duke konsumuar verë të shtrenjtë……

PS: Megjithëse gjëja e parë që ka bërë kur ka shkelur në zyrë është tenderi për lyerjen e godinës, ka zëra se po shkarkon personel nga puna në shkelje të ligjit, për të cilët ofroj mbështetjen time ligjore për ta shpënë këtë shërbëtor të regjimit, para ligjit.

Share it :