Laboratorët amerikanë në Ukrainë, Sina: Administrata Biden mohoi të dhënat, ndërkohë laboratorët ekzistonin
ftuar në Syri Dixhital me moderatoren Dori Daka, gazetari Beqir Sina, direkt nga New York, ka komentuar hetimin mbi laboratorët biologjikë amerikanë në Ukrainë dhe rolin e administratës Biden.
Ai bëri të ditur se administrata Biden, në mars 2022, kishte mohuar publikisht ekzistencën e këtyre laboratorëve, duke i quajtur pretendimet “propagandë ruso-kineze”, ndërkohë që më vonë zyrtarë si nënsekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, pranuan se Ukraina ka objekte kërkimi biologjik që mund të jenë nën interesin e Rusisë.
Sina shtoi se kjo çështje është pjesë e një hetimi më të gjerë të nisur nga ish-kongresmenia Tulsi Gabbard, i cili synon rishikimin e të gjithë laboratorëve të financuar nga SHBA, duke përfshirë eksperimentet e njohura si “Gain of Function”, për të siguruar transparencë dhe për të parandaluar rreziqe biologjike të mundshme.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mënyrës se si administrata Biden ka trajtuar publikisht këto informacione, duke ndryshuar qëndrimin ndaj disa pretendimeve të mëparshme.
Pjesë nga deklarata:
Ajo që ka ndodhur tre apo katër vjet më parë është një precedent i rrezikshëm në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, pasi pjesa më e madhe e këtyre laboratorëve ndodhen në Ukrainë.
Po, bëhet fjalë për faktin se administrata Biden, siç dihet, e mohoi publikisht ekzistencën e këtyre laboratorëve biologjikë amerikanë në Ukrainë në mars të vitit 2022, duke e quajtur këtë si propagandë ruse dhe kineze. Vetëm pak ditë më parë, nënsekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, kishte pranuar se Ukraina ka objekte kërkimi biologjik që Rusia mund të përpiqet t’i kontrollojë. Tani administrata Trump e konsideron këtë mohim si pjesë të një strategjie për të formësuar narrativën publike. Sekretari i Mbrojtjes, Pat Hege, deklaroi se administrata e mëparshme kishte financuar kërkime të rrezikshme “Gain of Function” dhe laboratorë të huaj me fonde të taksapaguesve amerikanë, dhe më pas i kishte fshehur qëllimisht nga publiku amerikan. “Epoka e gënjeshtrave dhe tradhtisë ka mbaruar,” tha ai.
Pra, kjo lidhet me mënyrën se si administrata Biden, pas zgjedhjeve të vitit 2020, vazhdimisht e propagandonte ose e mohoi atë që deklarohej gjatë presidencës së Donald Trump, duke thënë se Covid-19 ishte një virus që kishte lindur ose u përhap nga një shpërthim laboratorik, si ai i Wuhanit në Kinë. Megjithatë, administrata Biden e hodhi poshtë këtë pretendim, duke e quajtur propagandë kineze dhe ruse. Kështu, u krijua një përballje midis dy administratave: administrata e mëparshme kritikonin përhapjen e virusit nga laboratorët, ndërsa administrata Biden e mohon këtë, duke mbrojtur tezën se nuk kishte dalë nga laboratori.
Doktor Anthony Fauci luan një rol qendror në këtë çështje. Ai prezantoi publikisht eksperimente “Gain of Function” që synonin të bënin viruset më infektive ose më vdekjeprurëse për të studiuar përhapjen e tyre. Në të kaluarën, Fauci kishte mbështetur një pjesë të këtij kërkimi, duke argumentuar se përfitimet mund të tejkalonin rreziqet. Në një artikull të vitit 2012, ai parashikoi skenarin hipotetik të një virusi që arratiset nga laboratorët dhe shkakton pandemi.
Ndryshimi i Fauci ndodhi gjatë administratës Trump dhe pastaj u modifikua në administratën Biden, e cila e mbrojti rrezikun e daljes së virusit nga laboratorët. Gjatë administratës Trump, Fauci mbështeste tezën se virusi kishte dalë nga një laborator, ndërsa me ardhjen e Biden ndryshoi teorinë e tij, duke e përqendruar vëmendjen tek eksperimente “Gain of Function”.
Eksperimentet që u bënë në Wuhan, përfshirë koronaviruset e lakëve, financuar nga Shtetet e Bashkuara, u zbuluan se kishin shkelur kushtet e granteve, duke i bërë viruset shumë herë më infektive. Hetimi i Tulsi Gabbard synon të rishikojë të gjithë laboratorët e financuar nga SHBA, përfshirë kërkime mbrojtëse. Presidenti Trump kishte ndaluar financimin federal për “Gain of Function” në Kinë, Iran dhe vende të tjera, nën mbikëqyrje të duhur. Ky hetim vjen në një kohë kur besimi publik ndaj institucioneve shëndetësore dhe sigurisë kombëtare është i ulët pas pandemisë së Covid-19. Për shumëkënd, kjo përfaqëson një përpjekje për të rivendosur transparencën dhe për të parandaluar një katastrofë të re biologjike.
Dokumentet e Departamentit të Mbrojtjes që nga viti 2022 tregojnë se SHBA ka investuar rreth 200 milionë dollarë që nga viti 2005 për të mbështetur 46 laboratorë dhe qendra shëndetësore në Ukrainë. Gabbard ka dhënë udhëzime të reja për të rritur mbledhjen e informacionit mbi këto laboratorë.




