Teliti: Të punosh e të mbetesh përsëri i varfër – pasojat e modelit qeverisës!

Teliti: Të punosh e të mbetesh përsëri i varfër – pasojat e modelit qeverisës!

Esksperti i Partisë Demokratike Dorjan Teliti ka reagur me një postim në faqen e tij në facebok për gjendjen e rëndë të të punësurve në Shqipëri.

“Sipas raporteve ndërkombëtare, plot 39% e shqiptarëve që janë në marrëdhënie pune NUK SHTYJNË DOT MUAJIN!”, shkruan ai në një postim në faqen e tij në facebook.

Sipas raporteve ndërkombëtare, plot 39% e shqiptarëve që janë në marrëdhënie pune NUK SHTYJNË DOT MUAJIN!

Sipas Bankës Botërore, 23% e shqiptarëve jetojnë me MË PAK se 681 lekë në ditë.

​Kjo është skllavëria moderne e qeverisjes së gabuar.

Njerëzit zgjohen në mëngjes, derdhin djersë duke punuar për orë të tëra dhe në fund të muajit nuk u dalin lekët as për ilaçet e prindërve apo librat e fëmijëve.

​Pasi paguajnë dritat dhe ujin e shtrenjtuar, kjo qeveri u thotë familjeve të ushqehen, të vishen dhe të kurohen me “lëmosha” ditore!

​Ndërsa zyrat e shtetit mbajnë erë luks, Shqipëria po zhytet gjithë e më shumë në varfëri strukturore.

Ndaj ​mjaft më me propagandë e deklarata boshe, ato nuk i mbushin dot frigoriferët e shqiptarëve!

NDRYSHIMI POLITIK & EKONOMIK DOMOSDOSHMËRI KOMBËTARE!

Share it :