Berisha: Linda Rama dhe Armand Frangu janë bërë famozë në botë! Ulsi Rama e mori Lubinë në Peshkopi se ajo i ka dosjen
Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës në Kuvend se, Linda Rama dhe Armand Frangu janë bërë famozë në botë! Berisha tha se, Ulsi Rama e mori Lubinë në Peshkopi se ajo i ka dosjen.
Berisha: A jeni ju që nuk lejoni komision hetimor për AKSHI-n, në një kohë kur Lindat janë bërë famoze?
Në një kohë kur Armand Frangu është bërë i njohur në mbarë botën.
Në një kohë kur në ndërmarrjen shtetërore Brukseli kërkon konkurrueshmëri, ju ofroni pengmarrje. Pengmarrje e zyrtarëve tuaj.
Çfarë mund të flisni ju për integrimin?
Prandaj ikën ai, prandaj ia mbath ai.
Ku është Ulsiu që e merr Lubinë në Peshkopi?
E merr se ajo ia ka dosjen Ulsiut.
Ua them unë ju, ia ka krijuar dosjen me Oltion Bistrin.
Ndaj dhe ai lepe peqe i thotë asaj.
Dhe ti që me dhe mua përgjigje frojdiane, unë e kisha politike, jo frojdiane vërejtjen time.
Ku shkoi ajo? Iku, nuk ka gjë.
Pra, ju e keni hipokrizi integrimin.
Raporti thotë se ka sjellë këtu në parlament çdo tre muaj raportin qeveria. Keni parë gjë o deputetë raport ju?
Sepse ky është armik i integrimit, ky që drejton parlamentin.
Se ky ka interesat e pasurisë së tij dhe jo interesat e integrimit të shqiptarëve?
Po ku janë raportet që sipas ligjit duhej të ishin paraqitur në parlament?
Raporti dënon letrën famëzezë dhe aty bëtë mirë që e pranuat aty në rezolutë, dënon letrën famëzezë të Ramës dhe Vuçiçit që kërkojnë integrim jashtë kushteve demokratike.
Ç’po ndodh në Bruksel se ua fshehin?
Që nga fundi i shkurtit gjer sot, raporti për ato që quhen standardet e ndërmjetme, IBAR, ai raport nuk kalon, përkundrazi plotësohet, plotësohet, shtohet.
Unë nuk di se çfarë diskutohet atje, se nuk jemi, por konferenca ndërqeveritare e parashikuar me datën 20 prill, u shty, nuk u bë.
Jo, nuk shkoni sot.
Se ç’ka aty, unë nuk them, nuk mund të flas në emër të IBAR, por di që është diskutuar nja 6-7 herë dhe plotësohet gjithnjë e më shumë.
Di që jeni bërë famozë për moszbatimin… ja urdhëro, ky është armik i integrimit.
Olta Xhaçka ulet këtu, parlamenti e mban në parlament hajduten, grabitësen e pronave.
Raporti thotë duhet të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kush i shkel ato?
Jeni ju.
Pra, jeni ju pengesa kryesore e shqiptarëve në integrim.
Raporti thotë të anulohen amendimet për ligjin e investimeve strategjike.
Ju vazhdoni me to.




