Integrimi/ 15 mln euro TVSH në shkelje të ligjit’, Beqaj, Manastirliu & Co ‘dhurata’ miliona euro Vilma Nushit me Check Up

Emisioni investigativ ‘Plug’ u transmetua në Syri Tv, mbrëmjen e 13 majit 2026

Pjesa e Tretë

Në vitin 2020, kontrata koncensionare për Check up u pezullua për pak muaj. Shërbimi rinisi në vitin 2021 përsëri. Në këtë vit KLSH kryen një tjetër auditim, këtë herë edhe më voluminoz, ku shkeljeve të raportuara më herët për pagesën e shërbimit të pa kryer, i shtohet edhe pagesa e TVSH për një shërbim që sipas ligjit përjashtohet nga pagesa e TVSH.

 

 

Jo vetëm kaq, por skandali kryesor qëndron në faktin se sipas të gjitha të dhënave, check up nuk ka pasur asnjë ndikim në systemin shëndetësor në vend.

Sikur të mos mjaftonin pagesat për analizat e pakryera, që deri më tani llogariten t`I kenë kushtuar qytetarëve shqiptarë miliona euro më shumë nga sa do të  duhet të paguheshin në realitet, Ministria e Shëndetësisë ka favorizuar koncensionarin edhe në një tjetër aspekt. Pagesa për faturat e kontratës së koncensionit të Check uo është bërë me TVSH.

Në raportet e audtimit të KLSH, rezulton se për çdo faturë 876 milion lekë- në vit, 146,015 mijë lekë janë TVSH. Pra, thënë ndryshe, për dhjet vjet zgjatje të këtij koncensioni, vetëm TVSH e paguar kap vlerën e rreth 15 milionë eurove në total.

Sipas KLSH, kjo është shkelje e rëndë ligjore, pasi shërbimet shëndetësore përjashtohen nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Faqe 450

KLSH
vijojnë të pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore të Check-up, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 876 milion lekë, në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% (vlera respektive 146,015 mijë lekë) mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbimi duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH, sipas përcaktimit ligjor 451 në nenin 51 pika c e ligjit nr.92/2014, datë 24.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, i ndryshuar.

Interpretimi dërguar nga DPT, në gjykimin tone, nuk paraqet frymën e ligjit, si dhe nuk përmbush kërkesat teknike për rastin konkret, kështu që vijimi i praktikës së pranimit dhe likuidimit të faturave të Check-up, si një shërbim i tatueshëm me TVSH, vijon të krijojë kosto shtesë në buxhetin e shtetit.

Për këtë skandal, KLSH i kishte kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, që vitin 2019, të merrte masa për parandalimin e pagesave me TVSH, por sipas KLSH këto kërkesa janë lënë pa përgjigje nga Ogerta Manastirliu.

KLSH
Lidhur me TVSH është vënë në dijeni Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me shkresën me nr.5890, datë 21.10.2019 me lëndë: “Mbi zbatimin e rekomandimeve të KLSH, por nuk ka përgjigje për të”.

Deri në vitin 2020, sipas KLSH, qeveria shqiptare I pagoi Vilma Nushit rreth 42 milionë euro, ku në realitet do të duhet t`I paguheshin vetëm 33 milionë euro. Pra rreth 9.3 milionë euro janë dëm financiar ndaj shtetit.

 KLSH
Pagesat e marrë nga koncesionari, për punën e kryer për vitet 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019, është për vlerën e projeksionit në shumën 4,234.4 milion lekë dhe jo për shërbimin faktik, në shumën 3,304.4 milion lekë, ndërsa vlera prej 930 milion lekë, është vlerë e financuar për raste të pakryera (diferencë midis vlerës së projeksionit për këto vite prej 475 mijë në vit, me rastet e kryera faktikisht), nga e cila vlera e shpenzimeve variabël 202 milion lekë, ndërsa vlera e TVSH së likuiduar është gjithsej deri në vitin 2019 në shumën 706 milion lekë.

Situate ishte kritike, aq sa KLSH i kërkon në vitin 2021 Ministrisë së Shëndetësisë, që të marrë masa urgjente për të rikuperuar rreth 9.3 milionë euro shtesë që i kishte paguar Vilma Nushit.

KLSH
Rekomandimi: Nga ana e FSDKSH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në rolin e autoritetit kontraktor të merren masa për rikuperimin e fondeve të paguara për shërbim të pakryer gjatë vitit dhe në të njëjtën kohë për të gjithë shërbimet e pakryera përgjatë periudhës së implementimit të kontratës.

Por, këto masa nuk u morën kurrë. Edhe në vitet në vijim, rezulton se Ministria e Shëndetësisë ka vijuar të likujdoi faturat e fundit për Vilma Nushin me TVSH.

KLSH
Referuar të dhënave lidhur me financimin dhe likuidimin e shpenzimeve për Kontratën e Koncesionit “PPP-Kontrolli Mjekësor Bazë” dhe “PPP-Sterilizimi i pajisjeve mjekësore”, është likuiduar me TVSH vlera e shpenzimeve të kryera për dhënien e këtyre shërbimeve, sipas përcaktimeve kontraktore. Vlera e pagesave për efekt rezulton në 876,082,622.4 lekë dhe vlera e pagesave për efekt të sterilizimit të pajisjeve mjekësore rezulton në 1,749,982,000 lekë, të dy rastet vlera ka të përfshirë edhe TVSH-në. Përcaktimi i mënyrës së pagesës, është në kundërshtim me Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe PPP”, neni 27 “Përmbajtja e kontratës”, pika 1. Kryerja e pagesave sipas faturës së lëshuar nga koncesionari me TVSH, është në kundërshtim me Ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, Kreu VIII, neni 51, germa “c” dhe Udhëzimin nr. 6, datë 30.01.2015 “Për TVSH-në në Republikën e Shqipërisë” neni 38 “Furnizimet e barnave dhe shërbimeve shëndetësore”.

Image

Dhe sipas ligjit të cituar nga KLSH, pra atij për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i miratuar në vitin 2014, një vit përpara se të miratohej kontrata e koncensionit, saktësohet shprehimisht se shërbimet shëndetësore përjashtohen nga pagesa e TVSH. Konkretisht në Kreun VIII, Neni 51, Gërma C, ligji parashikon:

LIGJI PËR TVSH
Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja transaksionet me interes të përgjithshëm si më poshtë:
c) furnizimi i shërbimeve shëndetësore dhe veprimeve të lidhura ngushtë me to, që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të shtetasve, përfshirë parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e sëmundjes apo çrregullimeve shëndetësore dhe rehabilitimin, nga institucionet shëndetësore publike ose private, të njohura si të tilla nga autoriteti kompetent shëndetësor;
ç) furnizimet e shërbimeve shëndetësore, të ofruara për qëllime të kujdesit për shëndetin, në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose paramjekësor, të njohur si të tillë dhe të licencuar, sipas legjislacionit në fuqi për licencimin;
dh) furnizimet e shërbimeve shëndetësore, të kryera në kuadrin e profesionit të tyre nga stomatologët dhe laborantët dentarë;

Pra, është e qartë se ligji parashikon përjashtimin nga TVSH për shërbimet shëndetësore. Por, pavarësisht kësaj, për 10 vjet, Ministria e Shëndetësisë vendosi të paguajë me TVSH dy koncensionet, check up dhe sterlizimin, ndërsa përjashtoi nga TVSH koncensionin e laboratorëve (që në thelb është I njëjtë me check up) dhe atë të hemodializës. Ndaj i mbetet SPAK të hetojë dhe nxjerr përpara përgjegjësisë ligjore, ata që kanë abuzuar me miliona euro të taksapguesve shqiptarë.

Shqiptarët, mbase do t`ia bënin “hallall”, siç thotë populli, Vilma Nushit, Ogerta Manastirliut, Ilir Beqajt dhe kreut të tyre Edi Rama, nëse ky koncension me vlerë rreth 100 milionë euro, do të kishte sjellë përfitime për qytetarët. Arsyet për të cilat Edi Rama justifikoi 100 milionë euro për Vilma Nushin, janë pikërisht edhe pasoja më e rëndë e këtij koncensioni.

Sipas KLSH, në përfundim të 10 viteve, check up, mund të cilësohet si koncension I dështuar, pasi nuk ka ndikuar në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

KLSH
Gjithashtu, nga analizimi i disa treguesve ka rezultuar se, pavarësisht shtimit të numrit të KMB në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste, vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë; rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë, rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj., tregojnë se efektet e masës profilaktike “Kontrolli Mjekësor Bazë”, nuk janë reflektuar në rezultat konkrete, në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cenuar efektivitetin e përdorimit të këtyre fondeve.

Share it :