Berisha: Qeveria po vjedh miliarda me inceneratorë, tunele dhe aeroporte!

Berisha: Qeveria po vjedh miliarda me inceneratorë, tunele dhe aeroporte!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në “Foltoren” para kryeministrisë tha se, qeveria po vjedh miliarda me inceneratorë, tunele dhe aeroporte, ndërsa mbi 600 mijë pensionistë mbijetojnë në skamje dhe mjerim.

Ai tha se, 120 milionë dollarë në impiantin e pastrimit të ujërave në Mëzezë janë zhdukur pa vënë një tulle.

Berisha:Në rast se shohim, çfarë jemi në sot? Ne po bëhemi një shoqëri pa të rinj. Ne po bëhemi një shoqëri pa fëmijët tanë dhe kjo është gjëja më e tmerrshme. Sepse një shoqëri që nuk mbron fëmijët e vet, që nuk mbron të rinjtë e vet, më së paku mund të thuhet se, ajo të ardhme nuk ka. Ndaj dhe, kjo betejë epike e juaja është një betejë për vetë ekzistencën e kombit, është një betejë për të ardhmen e tij. Dhe ne do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë këtë betejë.

Ju po shkruani një kapitull të ri në historinë e këtij vendi, kundër poshtërimit dhe përçmimit maksimal të shqiptarëve. A e dëgjuat parafolësin? I ka shërbyer vendit të tij me devotshmëri, me dinjitet në armën e policisë. Janë sot 760 mijë shqiptarë, nga të cilët mbi 600 mijë jetojnë absolutisht në mjerim, jetojnë me një pension që nuk mjafton as për 30% të nevojave tyre. Marrin sot një pension, i cili për fuqinë blerëse është 40% më u ulët se pensioni që merrnin në vitin 2013. Po, po dhe më shumë mundet. Sepse, çmimet me krahasuar me 2013 janë 2-3 fishuar. Sa ishte buka në 2013, 6 qind lek. Sa është sot buka? 1 mijë sa lek. Sa ishte qumështi në 2013? Sa ishte domatja në 2013? Sa është sot? Sa ishin ilaçet? Sa janë sot? A ka një mënyrë për të zhytur në dhimbje, skamje e mjerim mbi gjysmë milioni shqiptarë? Dhe pse? Sepse vidhen dhe vetëm vidhen paratë. Pse? Sepse 130 milionë euro në djegësin e Tiranës janë zhdukur pa nam, pa nishan, pa vënë një tullë.

Sepse 120 milionë dollarë në impiantin e pastrimit të ujërave në Mëzezë janë zhdukur pa vënë një tullë. Sepse në Tunelin e Llogarasë janë vjedhur 90 milionë euro. Sepse aeroportin e Vlorës, për të vjedhur sa më shumë, do ta shpallnin aeroportin më të madh të Ballkanit. Të pafytyrë si këta nuk ka patur toka, nuk ka parë toka. Dhe tani, pasi kanë vendur aty të vjedhin taksat tuaja, 130 milionë euro, tani shkojnë t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit me Pacollin, me Edi Ramën, me Lubinë e me radhë. Sepse, vetëm prej inatit të një të shfazuar merr e përze investitiorin dhe gjobitemi me 120 milionë euro. Pa bëjini llogari të gjitha këto miliona? Sepse për të vjedhur 90%, se ato ishin vjedhje 100%, për të vjedhur 90% të investimit, kilometri i rrugës ndërtohet me 20 milionë euro, në një kohë kur, këtë vit Greqia po ndërton përtej Kakavisë autostradë 27 metra me 4 milionë euro kilometri.

Share it :