Merja: Rruga drejt BE-së nuk bllokohet nga opozita, por ata që e shndërruan drejtësinë në armë politike

Merja: Rruga drejt BE-së nuk bllokohet nga opozita, por ata që e shndërruan drejtësinë në armë politike

Nga foltorja e kësaj të hënë e Partisë Demokratike para kryeministrisë, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë denoncoi dy standardet.

Ndërsa ish – zv/Kryeministrja Belinda Balluku dhe ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj janë të lira pavarësisht akuzave të rënda nga SPAK, ish presidenti i Republikës Ilir Meta mbahet prapa kafazit të qelqtë si një kriminel i rrezikshëm\

A është kjo drejtësi ngriti pyetjen Arla Merja duke theksuar dy standardet.

Rruga drejt Bashkimit Evropian të dashur miq, nuk bllokohet nga opozita, bllokohet nga ata që e kanë shndërruar drejtësinë në armë politike” nënvizoi ajo

Fjalimi në foltore

Sot në Gjykatën e Posaçme ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, qëndroi pas një kafazin e xhamtë, si një kriminel i rrezikshëm.

Mbi 18 muaj burg pa gjykim të plotë, pa kamera, pa transparencë. Në këtë seancë publike ku të gjithë ne që ishim aty pas dyerve duhej të ishim brenda në sallë, gjyqtarja tha: Ky nuk është miting.

Ne pyesim : A është kjo drejtësi?

Ndërkohë Belinda Balluku e implikuar në një skandal 120 milionë euro me kompani Bankers Petrolium dhe të gjithë rrugët e prishura, shëtit e lirë.

SPAK e di, dosja ekziston, por parlamenti me 83 mandatet e krimit e bllokoi arrestimin e saj.

Kjo nuk quhet drejtësi, kjo quhet mburojë politike. Dhe nuk ndalet këtu.

Mirlinda Karçanaj, me mbi 40 milionë euro pasuri të konfiskuara dhe nën hijen e akuzave të rënda, mes apartamentesh, vilash e jahtesh luksoze, shëtit e lirë. Ergys Agasi, emri i cilit është përmendur vazhdimisht në dosje e përgjime që tronditën opinionin publik, vazhdon të mos japë llogari përpara drejtësisë.

Ndërkohë, Erion Veliaj, Lali Eri, e ktheu sallën e gjyqit në sallë pritje e tribunë politike me mbështetës, duartrokitje e deklarata.

Ndërkohë, për opozitën përdoren kafaze dhe izolim ekstrem. Dy standarde, dy Shqipëri. Ku po jetojmë ne? Ky është sistemi që ndërtuan. SPAK për opozitën dhe imunitet për pushtetin. Dhe Evropa sheh. Gjermania i ngriu negociatat sepse e pa me sytë e vet se si funksionon këtu, ku ligji zbatohet me dy standarde.

Rruga drejt Bashkimit Evropian të dashur miq, nuk bllokohet nga opozita, bllokohet nga ata që e kanë shndërruar drejtësinë në armë politike. Shqiptarë, kur drejtësisë i diktohet se cilin e burgos dhe cilin e lë të lirë, ajo nuk është më drejtësi, ajo është diktaturë me toga. Ndaj të bashkohemi. Si në protestën e kaluar, ashtu dhe në protestat e ardhshme, të përballemi, të luftojmë, të mos dorëzohemi, të paguajmë çdo çmim për Shqipërinë e shqiptarëve.

Share it :