Në vendin tim i zgjuari goditet, budallai të jep mend’, Memeti: Sa më shumë kërkojmë demokraci, zhytemi në tirani!
Anëtarja e Departamentit të Teknologjisë në PD, Senalda Memeti në fjalën e mbajtur në foltoren e ngritur përpara Kryeministrisë, shprehu zhgënjimin dhe realitetin e hidhur me të cilin përballet brezi i ri në Shqipëri.
Sipas saj, meritokracia nuk shpërblehet, drejtësia vritet dhe e ardhmja duket e zymtë, duke denoncuar një sistem ku “në këtë vend nuk shpërblehet meritokracia”, duke krijuar një mjedis ku të rinjtë nuk gjejnë hapësirë për t’u zhvilluar.
Përmes një sërë antitezash poetike, ajo pikturoi tablonë e një Shqipërie plot paradokse. “Në vendin tim, i zgjuari goditet e budallai të jep mend; drejtësia vritet e krimi mban kuvend”, ishin disa nga vargjet që ranë në sy.
Memeti u ndal në disa problematika të thella sociale, si largimi masiv i të rinjve, vdekja e të moshuarve në spitale dhe braktisja e fëmijëve. “Rinia vritet e të vdekurit as për varr nuk gjejnë vend”.
Edhe sonte në foltoren e radhës, ku vazhdojmë dhe i tregojmë tonë Europës dhe jo vetëm Shqipërisë, vendosmërinë tonë që kemi për një shtet të drejtë dhe vizionin tonë për Shqipërinë. Në fakt, sonte do me u ndalë te një grup specifik, që është brezi im. Se brezi jem nuk e ka pa asnjë ditë pushtetin, pavarësisht se ka një energji të jashtëzakonshme dhe një potencial të pashfrytëzueshëm.
Se këto në këtë vend nuk shpërblehet meritokracia. Se në vendin tim e në vendin tënd, i zgjuari goditet e budallai të jep mend. Në vendin tim e në vendin tonë, drejtësia vritet e krimi mban kuvend. Në vendin tim e në vendin tënd, universiteti me të rinjtë është zëvendësuar nga barinjtë. Në vendin tim, në vendin tënd, po i dhe shumë gojës, ke dalë jashtë lojës. Në vendin tim e në vendin tënd, na u premtua Europa e jemi në rrugë me gropa. Në vendin tim, largohen të rinjtë, në spitale vdesin pleqtë, nënat e në rrugëve fëmijët.
Në vendin tim e në vendin tënd, duam demokraci, por çdo ditë zhytemi në tirani. Në vendin tim, në vendin tënd, rinia vritet e të vdekurit as për varr nuk gjejnë vend. Në vendin tim, në vendin tënd, nuk ka meritokraci, prandaj nuk ka as rini. Në vendin tim, në vendin tënd, ndershmëria, dinjiteti s’vlen, e korrupsioni ka zënë vend. Qytetarët shtypen, liritë vriten e pasuritë kombëtare shiten.
Prandaj brezi im, le të mblidhemi të gjithë për dinjitet e jo për luftë për pushtet. Për një Shqipëri me ne, me të rinj, me meritokraci e me demokraci, me familje, me gjysha e me fëmijë. T’i dalim zot shtëpisë tonë, vendit tonë dhe ta çlirojmë nga kjo pakicë kleptomanësh. Për ne, për meritokracinë, për Europën dhe për shtetin me drejtësi