Bardhi: Gëzuar Ditën e Europës! Ftojmë shqiptarët të ngrihet me guxim për të shpëtuar ëndrrën europiane

Bardhi: Gëzuar Ditën e Europës! Ftojmë shqiptarët të ngrihet me guxim për të shpëtuar ëndrrën europiane

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Europës, ndërsa ka ftuar shqiptarët që të ngrihen për të shpëtuar ëndërrën europiane të Shqipërisë.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Sot është Dita e Europës, ditë e shënuar për të gjitha kombet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por dhe për Shqipërinë dhe vendet e tjera që konsiderojnë anëtarësimin në BE si të ardhmen më të mirë të kombeve të tyre.

Ndaj dhe sot 9 maji ftojmë çdo shqiptar të ngrihet me guxim, vendosmëri për të shpëtuar ëndrrën europiane, të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian nga armiq të egër si Rama, Balluku etj.

Por sot është një rast për të shprehur mirënjohjen më të thellë Bashkimit Europian, vendeve anëtare, institucioneve të BE për ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në këto 34 vite.

Është një rast për të garantuar shqiptarët se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet lokomotiva e integrimit të Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe në në standarde që aplikohen në Shqipëri e përmirësojnë jetën e shqiptarëve.

Share it :