Këlliçi: Dita e Europës e gjen Shqipërinë më pak demokratike, më pak të lirë!

Këlliçi: Dita e Europës e gjen Shqipërinë më pak demokratike, më pak të lirë!

Nga Belind Këlliçi

E gjen më të zbrazur nga të rinjtë që ikin. E gjen më të korruptuar, me aferat më të rënda në histori.

Kjo ditë e gjen Shqipërinë me pabarazinë më të madhe sociale dhe para ligjit ku me votë në Kuvend, Kryeministri vendosi se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë mbi qytetarët, nuk mund të veprojë drejtësia mbi ta.

Vetëm një natë më parë, Edi Rama ndaloi dhe protestën.

Me dhunë policore ai ndërpreu marshimin e qytetarëve që janë kundër korrupsionit.

Me siguri nuk do të mungojnë sot eventet fasadë e do shpërthejë propaganda ngado.

Por të vërtetat e dhimbshme janë aty duke e thelluar edhe më shumë krizën e tensionin në vend.

E vetmja gjë europiane në politikë sot është rezistenca, protesta.

Bashkimi i demokratëve dhe qytetarëve të lirë përballë regjimit.

Kjo kauzë është ngritur mbi vlera e parime, ndaj dhe do të triumfojë, herët a vonë.

Share it :