Pikatorja e shpëtimit’ vs ‘Zorra e pushtetit’/ Teliti: Shteti ka ujë me presion, por vetëm për opozitën

Pikatorja e shpëtimit’ vs ‘Zorra e pushtetit’/ Teliti: Shteti ka ujë me presion, por vetëm për opozitën

Këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti, me ironi ka bërë një krahasim mes dy fotove.

Në njërën foto, janë zjarrfikësit te pallati i djegur i ‘Farmacisë 10’ në Tiranë, me presion të pamjaftueshëm uji dhe Në foton tjetër, autoblindat moderne të Policisë së Shtetit, me topa uji me presion dhjetëfish më të lartë, të radhitura kundër protestuesve dhe opozitës.

Mesazhi është i qartë dhe therës: Shteti shqiptar e ka teknologjinë. E ka presionin e ujit. E ka investimin. Por e ka blerë dhe e mban jo për të shuar zjarrin mbi kokën e qytetarit, por për të shuar zërin e tij në rrugë

Reagimi i Dorian Telitit:

Shikoni këto dy foto. ​Kjo është pamja e një shteti që ka humbur rrugën.

​Në njërën foto, shohim zjarrfikësit tanë heronj që luftojnë me flakët te ‘Farmacia 10’ me mjete që lëngojnë për ujë presion dhe teknologji të vjetruar. Një pafuqi totale për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarit me taksat që ai paguan çdo ditë.

Në foton tjetër, shohim forcën brutale dhe antiligjore të Policisë së Pushtetit: autoblinda moderne me një presion uji 10 herë më të fuqishëm, i përdorur për të goditur qytetarët, opozitën dhe për të shtypur fjalën e lirë.

Pyetje jo thjesht politike, por ekzistenciale: Pse qeveria-shtet investon qindra miliona euro për të na mbyllur gojën, por kursen çdo qindarkë kur duhet për të na shpëtojë jetën?

Përgjigja e qeverisë-shtet është e qartë: ‘Siguria e karriges vlen shumë më shumë se siguria e qytetarit dhe e pronës së tij’.

Ndaj hapni sytë o shqiptarë, ngrihuni, protestoni, reagoni.

Share it :