Tensionohet situata, policia bllokon protestuesit me gaz dhe ujë
Është tensionuar situata në protestën e thirrur këtë pasdite nga Partia Demokratike.
Protestuesit pasi mbyllën fjalimet para Kryeministrisë, janë drejtuar drejt Ministrisë së Brendshme, por forca të shumta policie kanë bllokuar marshimin e tyre duke i spërkatur me ujë.
Protestuesit kanë hedhur molotv në kundërpërgjigje, ndërsa efektivët i kanë bllokuar me gaz lotsjellës dhe ujë, për ti shpërndarë dhe kthyer pas.
Sakaq raportohet se rrugët kryesore në kryeqytet janë bllokuar si pasojë e opozitës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.




