Berisha: Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë, deri në realizimin e qëllimit tonë

Berisha: Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë, deri në realizimin e qëllimit tonë

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në arritjen e objektivave të saj politike.

I pyetur mbi protestën, sot, e teta kombëtare dhe zhvillimet e fundit nga Brukseli, Berisha u shpreh se kjo fazë shënon një moment vendimtar për opozitën, duke theksuar se aksioni opozitar do të vijojë me intensitet deri në realizimin e qëllimit të deklaruar.

Berisha shtoi se protestat përfaqësojnë zërin e qytetarëve që nuk pajtohen me gjendjen aktuale dhe se ato do të vazhdojnë si formë e presionit politik deri në ndryshimin e situatës.

Deklarata e plotë:

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, ju mbani sot protestën e tetë kombëtare, një protestë e cila vjen edhe pas zhvillimeve të fundit nga Brukseli. Cili do jetë ndryshimi nga herët e kaluara dhe a do të vazhdojë vala e protestës së opozitës në të njëjtin ritëm?

Sali Berisha: Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë gjer në realizimin e qëllimit tonë.
Shpallja jonë se jemi në kilometrin e fundit, shënon gjithashtu detyrimin tonë për ta përshkuar me çdo çmim dhe çdo kusht këtë kilometër gjer në fitore.
Dhe siç e shihni, ky raport që dallon si nata me ditën me raportin e një viti më parë, dëshmon se në Shqipëri, në të vërtet problem kryesor për integrimin është Edi Rama, si kreu i organizatës kriminale, qeveritarët e tij, parlamenti, është Lubi Balluku, që ka marrë të gjithë frenat në dorë.
Janë këta hajdutë, të cilët në mënyrë absolute nuk duan kurrë integrimin, por duan vjedhjen dhe pasurimin e tyre me vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.
Ndaj dhe protestat janë zëri i vetëm më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë, i shqiptarëve që nuk pajtohen me këtë situatë.

Share it :