Boçi thirrje për protestë: Sot qytetarët dalin për Shqipërinë, kundër korrupsionit dhe shpopullimit

Boçi thirrje për protestë: Sot qytetarët dalin për Shqipërinë, kundër korrupsionit dhe shpopullimit

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, bën thirrje për protestën e sotme, duke e cilësuar si një ditë ndërgjegjësimi kombëtar për Shqipërinë.

Ai thekson se qytetarët nuk dalin vetëm për një parti, por për të mbrojtur vendin nga varfëria, korrupsioni dhe shpopullimi, për të rikthyer drejtësinë dhe llogaridhënien e politikës.

Boçi fton të gjithë të bashkohen në Bulevard për të dërguar një mesazh të qartë qeverisë, institucioneve dhe Europës: pushteti është përgjegjësi, demokracia është themeli i lirisë, dhe qytetari është sovran

Postimi:

Sot protestohet për Shqipërinë
Sot nuk është thjesht një ditë proteste.
Është një ditë ndërgjegjësimi kombëtar.
Një ditë kur qytetarët dalin në shesh jo thjesht për një parti, por për Shqipërinë që po rrëshqet përtej duarve të tyre dhe fatit të vet.
Kur varfëria rritet, kur të rinjtë ikin, kur korrupsioni bëhet normalitet, kur institucionet heshtin, atëherë heshtja e qytetarëve do të ishte bashkëfajësi.
Prandaj sot protestohet!
Protestohet sepse shpopullimi nuk është statistikë, por drama e çdo familjeje që përcjell fëmijët në aeroport pa kthim.
Protestohet sepse korrupsioni nuk është thashethem, por një plagë që po gërryen shtetin, ekonominë dhe shpresën.
Protestohet sepse demokracia nuk është dekor, por themeli i lirisë sonë dhe sot ai themel është i çarë.
Sot qytetarët dalin në bulevard për t’i kujtuar qeverisë se pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi.
Dalin për t’i kujtuar institucioneve se heshtja e tyre dhe dhuna ndaj protestuesve është tradhti ndaj detyrës.
Dalin për t’i kujtuar Europës se Shqipëria meriton standarde, jo justifikime.
Kjo thirrje është për Shqipërinë!
Për një vend ku drejtësia funksionon, ku politika jep llogari, ku qytetari nuk trajtohet si spektator, por si sovran.
Sot protestohet që nesër të mos jetë vonë!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :