Protesta e 8 majit/ Berisha: Nesër ora 19:00 të gjithë në Tiranë për kryengritjen tonë! Kundërshtari nuk mund ta mësojë online skenarin!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar shqiptarët në protestën e 8 majit para Kryeministrisë.
Në deklaratën e dhënë për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha tha se, protesta e së premtes, do të jetë zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve, në emër të interesave më të mëdha të çdo individi, të çdo familjeje dhe të vendit në tërësi.
Sali Berisha: Ndaj edhe të dashur qytetarë, qytetare, nesër mbasdite në ora 7:00, të gjithë në Tiranë. Është kryengritja jonë, është zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve, në emër të interesave më të mëdha të çdo individi, të çdo familjeje, të vendit në tërësi.
Gazetarët: Z. Berisha, do të jetë e njëjta protestë si herët e tjera, pra marshim në disa institucione apo do të jetë një…
Sali Berisha: Tani do shpaloset kundërshtari, nuk mund ta mësojë tani online skenarin tonë. Faleminderit! Mirupafshim!




