Skandali me lirimin e Karcanajt të AKSH/ Vasili: Gjykata e Larte, realisht Gjykate e Ulët e mizerabilitetit te larte!
Nga Petrit Vasili
Karcanaj akuze per miliona euro lehtesohet, Meta akuzohet per perralla dhe izolohet ne burg.
Gjykata e Larte mban qendrime tamam si Gjykate e shitur totalisht te pushteti.
Lehteson masen e sigurise te Karçanajt, vetem dy here ne muaj me detyrim paraqitje megjithse akuzat jane shume te renda dhe pergjimet e dokumentet jane kaq diskredituese.
E lehtesuan Karcanain, aferim Gjykata e Larte.
Po per Ilir Meten, qe akuzohet per perralla pa asnje prove, fakt, shkrese a dokument dhe pa asnje gram perfshirje ne asnje tender apo fond publik, perse refuzuan lehtesimin e mases se sigurise????
Pra Gjykata e Larte ne menyre te pacipe mban dy qendrime krejt te kunderta, pra e bute e dashur dhe e embel me pushtetin e korruptuar me qindra milion euro, dhe nga ana tjeter sillet egersisht ndaj opozites ndonese nuk ka asnje prove e fakt ndaj saj.
Pushteti urdheron sic do vete Gjykaten e Larte dhe e ka kthyer ne nje zorre qorre te qeverise.
🚩Kur Edi Rama dha urdher Gjykata e Larte filloi shqyrtimin e standarteve te paraburgimit sepse po dilnin ne shesh mjaft efendilerë te pushtetit te korruptuar.
🚩Kryetari Sadushi ne funksion te puçit te rrembimit te mandateve te Gjykates Kushtetuese si kryetar i KED sipas Prokurorise se Pergjithshme
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka kryer verifikim të plotë për Dekriminalizimin e të paktën 12 kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, gjatë vitit 2025.
🚩Kryetari Sadushi ne shkelje flagrante te Kushtetutes hapi vakancen per anetar te Gj.Kushtetuse duke mos e pasur kete te drejte, te cilen e ka me ligj vetem Gjykata Kushtetuese vete.
🚩Gjykata e Larte manipuloi votimet per anetar te Gj.Kushtetuese, manipulime te denoncuara zyrtarisht dhe publikisht nga kandidatet ne gare.
Kjo gjykate nuk meriton gjekundi emrin Gjykate e Larte por i shkon emrin Gjykate e ulet e mizerabilitetit te larte.
SPAK boll u fshehe, koha qe kjo gjykate te pergjigjet penalisht ka ardhur dhe ka kaluar…!




