Më e shtrenjta në rajon”/ Tabaku në Parlament: Çmimet e naftës po rëndojnë xhepat e qytetarëve

“Më e shtrenjta në rajon”/ Tabaku në Parlament: Çmimet e naftës po rëndojnë xhepat e qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se po bashkëpunon me oligopolet për të mbajtur çmimet e larta të karburanteve, duke rritur barrën ekonomike mbi qytetarët.

Ajo theksoi se masat e propozuara për uljen e akcizës janë të vonuara dhe nuk adresojnë problemin thelbësor të modelit ekonomik të vendit.

“Nafta mund të bjerë në bursat ndërkombëtare, mund të bjerë në rajon, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë sepse sistemi e favorizon këtë model. Mbi 60% e çmimit të karburantit janë taksa, dhe një pjesë e madhe vjen nga taksa e qarkullimit, që është rritur me 20 lekë krahasuar me vitin 2013 dhe i kushton qytetarëve mbi 200 milionë euro në vit.

Ky nuk është treg i lirë. Kjo është ekonomi e deformuar, ku fitimi ndahet mes oligopoleve dhe qeverisë, ndërsa qytetarët paguajnë faturën. Çdo krizë ndërkombëtare nxjerr në pah dështimin e modelit ekonomik të ndërtuar në Shqipëri, sepse shqiptarët paguajnë çmime europiane me paga ballkanike. Ndërkohë, Europa dhe vendet e rajonit ndërhyjnë për të mbrojtur qytetarët, por Shqipëria mbetet në vend numëro, pa strategji reale dhe pa masa mbrojtëse për qytetarët,” deklaroi Tabaku.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :