Berisha: Rama sot turp qeveritar në sytë e botës! Opozita e çoi në kilometrin e fundit!

Berisha: Rama sot turp qeveritar në sytë e botës! Opozita e çoi në kilometrin e fundit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Foltoren në Astir tha se, Rama sot është turp qeveritar në sytë e botës!

Berisha tha se, opozita e çoi në kilometrin e fundit, i dhamë ndëshkimin dhe e plagosëm bishën për vdekje

Berisha: Ku është sot hajduti që ju thoshte se kam mbjellë 1 milion pemë, pasi kishte vjedhur fondet e 1 milion fidanëve?

Ku është sot ky hajdut? Atje ku e meriton! Ju qëndruat në betejë të vështirë, të lodhur, të dëshpëruar, por nuk u dorëzuat. Jo. Qëndresa në opozitë është mision. Nuk ka mision më fisnik për njeriun. Se çdo njeri mund të thotë, tani jam tërhequr, tani s’po merrem më. Po ju nuk e thatë. Demokratët nuk e thanë këtë. Jo, jo. Ndaj dhe ne arritëm, arritëm shumë.

Arritëm në kilometrin e fundit. Dhe në këtë kilometër pa diskutim kemi vështirësi. Po arritëm në këtë kilometër, pasi kemi plagosur bishën për vdekje. Pasi kemi damkosur Edi Ramën njëherë e përgjithmonë si kryehajdut i kombit. Arritëm! Pasi i dhamë atij atë ndëshkim, atë plagë, atë damkë nga e cila ai nuk shërohet më kurrë. Ju e patë. Ju e patë se si, se si 8 rezoluta të të gjitha forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë në botë damkosën Edi Ramën si narkodiktator.

Damkosën Edi Ramën si armik të votës së lirë. Damkosën Edi Ramën si hajdut të papërmbajtur dhe mbështetën Partinë Demokratike, si një forcë politike që mbron interesat tuaja, si një forcë politike që ka një program shpëtimtar për Shqipërinë, që ka një program për qytetarët, mëkëmbjen e tyre, rrogave, pensioneve, shërbimeve të tyre, që ka një program për luftën me zero tolerancë kundër korrupsionit, për shtypjen me të gjithë forcën e ligjit të krimit.

Mbështetën Partinë Demokratike me besim të plotë, se ajo është parti e vlerave, e idealeve demokratike të qytetarëve. Miq, po të kthehemi jo shumë larg, po dhe dy vite më parë Edi Rama, i cili zëvendësoi vlerat, moralin e vlerave dhe të ligjeve të drejta, me moralin kriminal të familjes së tij.

Mbahej me lavdata falë korrupsionit që bënte dhe lobimeve korruptive të tij. Shpallej shembull e të tjerë e të tjerë. Çfarë është sot Edi Rama në sytë e botës? Është, dijeni mirë, një turp qeveritar. Është një njeri i plagosur dhe i pashpresë. Me cilindo që bisedoj, duhet t’ju rrëfej këtu një të vërtetë. Në mënyrë absolute, çdo njeri i çdo funksioni që është, në mënyrë të çuditshme, në fund të bisedës më thotë: Zoti Berisha, këto gjëra janë gjëra nga të pabesueshmet që mund të ndodhin. Janë gjërat më të paimagjinueshme që mund të ndodhin.

Dhe ne persistuam. Ne me vendosmëri, duke mbrojtur interesat tuaja, duke mbrojtur përpjekjet tuaja, duke mbrojtur qëndresën tuaj, ne e zhveshëm atë lakuriq, siç është, faqezinj. Ne i treguam botës se ç’përfaqëson njeriu që sillet me atlete të bardha për të tërhequr vëmendjen dhe për të harruar se kush është.

Dhe sot, cilido që lexon raportin, cilido nga ju që lexon raportin e sotshëm të Komisionit Europian, të votuar në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit, gjeni veten tuaj, gjeni fjalët tuaja, gjeni qëllimet tuaja. Dhe kjo është merita juaj.

Është meritë e jashtëzakonshme. Nuk u mposhtët, po qëndruat. Nuk u dorëzuat, po qëndruat të pamposhtur. Në rreshtat e para, raporti thotë se në Shqipëri, institucionet shtetërore në zgjedhje u shkrinë me strukturat e partisë së krimit, Partisë së Edi Ramës, se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet. Pra, nuk ishin zgjedhje.

Ky raport përmban gjithçka ju keni denoncuar. Është dëshmi pra, është një dokument i qëndrimeve tona të drejta. Në këtë raport, Edi Rama akuzohet se mbrojti me mandate krimi Lubi Ballukun, de facto veten e tij. Në raport akuzohet z.Sadiku, Edi Rama akuzohet për investitorë strategjikë. Vjedhjes me investitorë strategjikë.

Në raport denoncohet me forcën më të madhe, nisma antishqiptare e Ballkanit të Hapur, që e shkatërroi bujqësinë e vendit. Po ne qëndruam. Ne së bashku mbushëm bulevardin. Por ai do sillte Vuçiç e Zaevin. Pra, miqtë e mi, e kemi një kushtrim. Vërtet s’kemi realizuar maksimalen që meritojmë, por kauza jonë është bërë kauzë botërore. Zëri ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve. Kemi sakrifikuar, keni sakrifikuar, por keni qenë avokatë, avoketër, të interesit kombëtar, të interesit të shqiptarëve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :