Balliu takim në Degën 14. Gati për 8 Majin. Rama me ‘lapanjozë’ është i pashpresë
Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar një takim në Degën 14, në zonën e Freskut.
Gjatë fjalës së tij, ai bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e 8 Majit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit qytetar kundër qeverisë
Balliu sulmoi gjithashtu Kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për keqqeverisje dhe për situatën e vështirë ekonomike të qytetarëve
Në përfundim, Balliu deklaroi se beteja nuk do të ndalet deri në ditën kur paratë e vjedhura nga pushteti t’u kthehen qytetarëve




