Gjyqi pa fund i dosjes Shullazi
Në sallën e gjyqit, ku prej vitesh një dosje e rëndë penale duket se nuk po gjen fund, seanca e radhës u shndërrua sërish në një tjetër episod zvarritjeje dhe tensioni.
Nga 15 seanca të zhvilluara gjatë këtij viti, vetëm një ka rezultuar efektive për çështjen që përfshin të pandehurit Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Viktor Bajraktari, Indrit Rusi, Indrit Taullai dhe Luftar Reci. Pjesa tjetër e procesit është shënuar nga mungesa, shtyrje dhe seanca të pafinalizuara, duke e shtyrë gjithnjë e më tej një gjykim që tashmë i afrohet gjashtë viteve nga nisja e shqyrtimit.
Në seancën e radhës, të planifikuar në GJKKO mëngjesin e sotëm, më 4 maj 2026, i vetmi i pandehur i pranishëm, Viktor Bajraktari, nuk e fshehu pakënaqësinë për ecurinë e procesit. Nga kabina e qelqtë ai reagoi duke e cilësuar gjykimin si të pafund dhe të paefektshëm.
“Gjykatë është kjo që shtyn gjykimet me vite.” – u shpreh i vetmi i pandehur që ishte prezent, Viktor Bajraktari.
Bajraktari kërkoi ndërhyrjen e mbrojtjes për të ndalur, sipas tij, zvarritjen e procesit.
Ky gjyq po shkon 6 vjet, shtyje andej e shtyje këtej. Nëse do vazhdojë kështu, avokatët duhet ta bojkotojnë seancën. Ky nuk është gjyq”, u shpreh ai me tone të ngritura.
“Ky gjyq po shkon 6 vjet, shtyje andej e shtyje këte … Kërkoj nga këta avokatët që janë këtu, nëqoftëse do vazhojë kjo çështje të shtyhet, ta bojkotojnë seancën. Ta bojkotojnë të gjithë seancën, se ky nuk është gjyq, njëherë e shtyj unë, njëherë ai.” – u shpreh i revoltuar i pandehuri Bajraktari.
Gjatë zhvillimit të seancës, Bajraktari ngriti akuza ndaj gjykatës për mungesë të seancave efektive dhe zvarritje të qëllimshme të procesit. Ndërhyrjet e tij të përsëritura pa leje sollën tension në sallë, duke detyruar trupin gjykues të ndërhyjë disa herë për të vendosur rendin.
Situata degradoi deri në largimin e tij nga salla. Gjykata urdhëroi shoqërimin jashtë seancës, pasi ai vijoi të fliste pa leje dhe të ndërpriste zhvillimin normal të procesit.
“Duke parë sjelljen e të pandehurit Ymeraj i cili vijon të flasë pa lejen e gjykaës, urdhëron nxjerrjen e tij nga seanca gjyqësore. Toga shoqërimit ta nxjerrë nga seanca e sotme.” u shpreh gjykata e këshilluar në vend.
Seanca e sotme u shty për arsye se mungonin dy mbrojtësit e të pandehurit Indrit Taullai dhe për këtë aryse, për secilin gjykata vendosi gjobë me nga 50 mijë lekë, me qëllim prezencën në seancat e ardhshme.
“Urdhër: Gjykata duke pasur parasysh se arsyet e mosparaqitjes së Dritan Jahaj dhe Erion Cani, gjykohen të pabazuara, s’është bërë asnjë përpjekje për të marrë masa për zëvëndësimin e tyre dhe bëhen shkak për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor, urdhërohet të aplikohet gjoba 50 mijë lekë për secilin.” u shpreh kryesuesja e trupës gjykuese Flora Hajredinaj.
Problemet procedurale nuk u ndalën me kaq. Seanca u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës të të pandehurit Indrit Taullai. Gjykata vlerësoi se mungesa e tyre ishte e pajustifikuar dhe vendosi gjobë prej 50 mijë lekësh për secilin, duke e konsideruar këtë si një nga arsyet e përsëritura të bllokimit të procesit.
“Mosparaqitja e tyre gjykohet e pabazuar dhe bëhet shkak për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor”, thuhej në vendimin e gjykatës të drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Në përpjekje për të shmangur shtyrjet e vazhdueshme, mbrojtja e Viktor Bajraktarit i kërkoi gjykatës të caktonte edhe avokatë kryesisht, për të garantuar vijimësinë e procesit.
Në themel të këtij procesi që zvarritet prej vitesh qëndron një dosje e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku të pandehurit akuzohen për “vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.
Hetimet e SPAK flasin për atentatet e ndodhura më 26 dhe 27 shkurt 2005 në Durrës dhe Tiranë, ku humbën jetën Klodian Saliu, Vajdin Lamaj, Osman Truma dhe Artan Arsi.
Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Reçi, ekzekutimi i Klodian Saliut u organizua nga Lulzim Berisha, ndërsa ai i Lamajt u planifikua nga Emiljano Shullazi me përdorimin e tritolit C4. Ngjarja e parë ndodhi në aksin Durrës-Maminas, ku Saliu u qëllua për vdekje, ndërsa një ditë më pas një shpërthim me lëndë plasëse në banesën e Vajdin Lamajt i mori jetën këtij të fundit dhe shoferit të tij, Artan Arsi.
Ndërkohë, Emiljano Shullazi ndodhet në burg që prej vitit 2016 për një tjetër çështje, ku u dënua me 14 vite burg për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, ndërsa SPAK ka hapur edhe dosje të tjera ndaj tij, përfshirë akuzat për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, si dhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e Durim Bamit, ku sipas hetimeve komunikimet janë kryer përmes aplikacionit të koduar “SkyEcc”. /Shteg.org




