Mjekja: Sistemi shëndetësor në kolaps! Spitalet pa mjekë, pacientët pa shërbim…
Gjatë protestës së opozitës të mbajtur përpara Kryeministrisë në Tiranë, doktoreshë Elizabeta solli në vëmendje problematikat e thella që po përjeton sistemi shëndetësor publik në Shqipëri.
Duke folur jo vetëm si pjesë e këtij sistemi, por edhe si qytetare dhe familjare pacientësh, ajo ngriti shqetësimin për mungesën e shërbimeve bazë dhe vështirësitë reale që hasin qytetarët çdo ditë.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se, pavarësisht rritjes së buxhetit për shëndetësinë, situata në terren mbetet kritike, me mungesë specialistësh, vonesa të gjata për ekzaminime dhe një orientim të gabuar të financimeve. Sipas saj, kjo gjendje po i detyron shqiptarët të kërkojnë zgjidhje në sektorin privat, jo për luks, por për të marrë shërbimin e nevojshëm në kohë.
Elisabeta Musta: Përshëndetje pjesëtarë të nderuar. Unë jam sot ku, jo si anëtare e Partisë Demokratike, por si doktoreshë Elizabeta, pjesë e sistemit publik shëndetësor shqiptar. Edhe pse prej vitesh pjesë e këtij sistemi, kam qenë e detyruar së fundmi që familjarët e mi t’i çoj për ndërhyrje në spitalet private. Dhe jo për luksin apo për hotelerinë moderne, po për faktin se një spitali, spitali i vetëm ortopedik i Tiranës, Spitali i Traumës, i ka të gjitha sallat në rikonstruksion. duke u shërbyer vetëm urgjencave dhe asnjë operacioni të planifikuar.
Unë jam pjesë e atij sistemi që jo rastësisht anatemohet, shahet, por edhe gjykohet nga njerëzit dhe ë më së fundmi në tre mandatet e fundit të qeverisjes, më së shumti në tre mandatet e fundit të qeverisjes së Rama. Sipas të dhënave të fundit të urdhërit të mjekëve, në Shqipëri janë rreth 6.037 mjekë të liçencuar dhe 66% e këtyre janë të përqëndruar vetëm në Tiranë. Ajo që e bën akoma më alarmante është fakti që nga këta 6.037 mjekë të liçencuar, vetëm 55% janë mjekë të përgjithshëm dhe 45% specialistë. E këta specialistë janë më të përqëndruar në spitalet rajonale dhe më së shumti në Tiranë, duke lënë rrethe të tëra në veri të vendit dhe në juglindje pa mjek specialistë.
Dhe kur them specialistë, nuk them as onkolog, as ortoped, që janë specialitete pak specifike, por kirurgë të përgjithshëm. Kukësi për shembull, nuk ka anestezi sot. Del zonja ministre dhe thotë që synimi ynë është shpërndarja e ekselencave, jo vetëm në Tiranë, por dhe në spitalet publike. Në, në rrethe, në rajone. Por realiteti është krejt ndryshe. Në 2024, në 100 vizita, vetëm 12 vizita në sistemin publik ishin vizita specialistësh. Dhe kjo shëndetësi, kaq keq e orientuar, nuk i kushton bir shqiptarëve. Sipas KLSH-së, edhe pse buxheti i shëndetësisë për vitin 2024 ishte rritur me 8 deri në 9% në krahasim me vitin 2023, këto lekë nuk u përkthyen në shërbime, por u përkthyen në detyrime për PPP-të, për klientelizmin e Ramës.
Shqiptarët vazhdojnë të jenë akoma vendi më i varfër në rajon përsa i përket buxhetit të shtetit dhe megjithatë vendi që paguan më së shumti për shërbime shëndetësore, nga 55 në 60% investime nga xhepi. Aq keq përkthehet kjo në shërbimet nga njerëzve se unë do t’ju thoja vetëm dy fakte. Në qoftë se sot unë dua të çoj një pacient për një ekzaminim të thjeshtë siç është rezonanca magnetike, data më e afërt është mbas tre muajsh. Ose për ekzaminime jetëshpëtuese si kolonoskopia në të sëmurët me kancer të kolonit, data më e afërt është pas dy muajsh, kur dihet që për ta çdo ditë ka rëndësi. Në momentin që çojmë një të sëmurë me ambulancë në QSUT, e bëjmë llogarinë që ambulanca do vonohet së paku tre orë. Një orë është trafiku dhe dy orë ose tre orë radhët në pritje.




